Alina në Lejla personifikojnë Hazallin dhe Xhansunë, dy vajzat që janë ndërruar në maternitet të serialit “Fate të kryqëzuara”. Ato janë të dyja 19 vjeç, të bukura, të talentuara, por a janë vërtet aq armike sa sillen në ekran? Lexoni më poshtë intervistën e tyre të përbashkët.
– Në ekranin e vogël jeni armike. Po në sheshxhirim?
Alina Boz (Hazall): – Ti çfarë mendon? Sigurisht që nuk e kuptojmë njëra-tjetrën. Kemi shumë probleme mes nesh.
– Vërtet? Çfarë problemesh?
Lejla Tanlar (Xhansu): – Sa shpejt e besove edhe ti! Sigurisht që shkojmë mirë me njëra-tjetrën.
– Njiheshit edhe më parë?
Lejla:- Jo, ne të dyja jetojmë në dy zona të ndryshme të Stambollit. Njëra jeton në lagjen Beilikdyzy, ndërsa tjetra në lagjen Zekerjakë. Nëse nuk do të ishte seriali “Fate të kryqëzuara”, nuk do të takoheshim kurrë.
– Kur u bëtë të njohura, çfarë ndryshoi në jetën tuaj?
Lejla:- Shumë njerëz në rrugë më takojnë sikur jam vërtet Xhansu, më përqafojnë dhe më ngushëllojnë. Më thonë “Thuaji asaj Hazallit se do ta përzëmë”.
Alina:- Sa për mua, shpeshherë pyesin tim atë nëse jam aq e egër edhe në realitet. Megjithatë, nuk janë sjellë keq deri tani ndaj meje. Vetëm në mediat sociale ku nganjëherë më ngatërrojnë me Hazallin, ka komente nga më të ndryshmet, që as të shkojnë nëpër mendje.
– Kur filluat të intepretonit në serial, e imagjinonit se do të kishte një ndikim kaq të madh?
Alina:- Baca Erkan (Peterkaja- Xhihan Gyrpenar) na e pati thënë kur filluan xhirimet “Nuk keni ide se ku jeni mpleksur”, por ne nuk e besuam.
– Janë të shumtë të rinjtë që bëhen të famshëm brenda një nate dhe më pas zhduken, duke e pështjelluar gjithë jetën e tyre. Jeni gati për çfarë do vijë më pas?
Alina:- Kam besim tek vetja, nuk besoj se do të përjetoj diçka të keqe. Për shembull, para këtij seriali merrja pjesë në një komedi komike që nuk pati sukses. Megjithatë, kjo nuk më shqetësoi. Jemi ende shumë të reja dhe do të bëjmë edhe shumë gjëra akoma.
– Nëse do të ndodhte edhe në realitet ajo që ndodh në ekran…domethënë t’ju ngatërronin familjet dhe të mësonit pas disa vjetësh se i përkisni një familjeje tjetër, si do të reagonit?
Lejla: – Nuk do të kërkoja familjen time biologjike, do të rrija me familjen që më rrita. Nuk do të doja as të shihja si ishin, që të mos hyja në tundim.
Alina:- Këtë do të bëja edhe unë, pasi mendoj se nënë është ajo që të rrit.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!