Këngëtarja e njohur Silvana Dollapi, kishte premtuar për publikun se shumë shpejt do sillte projektin e saj të ri veror dhe ka zgjedhur pikërisht fundin e gushtit për ta prezantuar. “sonte festojna” titullohet klipi i cili duket se është pritur mjaft mirë nga publiku i saj. Ajo e ka ndarë klipin me fansat e saj në rrjetin social facebook ku edhe ka falënderuar ata që e kanë ndihmuar në realizimin e tij. Spikat e veshur me një fustan akuamarinë dhe me një klip plot ngjyra, Silvi duket vërtet joshëse dhe plot elegancë.
“Sonte festojna ” e Silvi Dollapit impakt të jashtëzakonshëm në publik

