Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Rudina Delia: Nuk jam si kujton ti…!

 

Rudina Delia është një nga zërat më të mirë që ka skena muzikore shqiptare. Ka mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve. E afirmuar në skena festivalesh e më pas në lokalet e natës, ajo ia ka dalë mbanë më së miri të rrëmbejë simpatinë e admiruesve të këngës shqipe. Sapo është rikthyer me këngën e saj më të fundit, “Money, money”, një këngë me një “groove” tëpër interesant dhe rrallë të dëgjuar në ritmet e këngës shqiptare. Më tëpër, ajo flet për “Intervista”

 

Advertisement

Fabjola Kuburi:- Rudina, përshëndetje! Motivi kryesor që të shtyu të sjellësh një këngë të re?

Rudina Delia:- Wshtë vetë publiku. Shpesh më shkruajnë: Kur do sjellësh një këngë të re? Ndërkohë që unë në punët e mia mbaj disa këngë, të cilat i rishikoj dhe i punoj me veten.

-“Money, money” – dy fjalë për realizimin e këtij projekti?

– “Money, money” ishte një motiv i imi, i cili u ndërtua si strukturë, duke u kthyer më pas në këngë. E ashtu, një ditë të bukur, duke diskutuar si për qejf projekte të tjera të miat pranë një pianoje, bashkë me Gent Shahinin, një pianist, muzikant e profesionist i shkëlqyer, duke më ndjekur me akorde, lindi në dy fjalë “Money, money”, pa i ndërtuar ende një tekst të mirëfilltë. Rrinte aq natyrshëm si tingëllimë, sa aty nisi spunto për ta nxjerrë në dritë. Kohë më pas, u ritakova në mbrëmjet tona “live” me mikun dhe kolegun tim të disa roleve sëbashku ndër vite në Teatrin e Operas dhe Baletit, Aurel Thëllimin. Dhe ashtu, krejt natyrshëm, ai qendisi tekstin e këngës sime. Orkestrimi erdhi nga De Vox, dhe më pas puna me Swart për realizimin e videoklipit.

– “Nuk jam si kujton ti” shprehesh në këngë. Po si është Rudina, atëherë?

– Shpesh, këngën njerëzit përpiqen ta asociojnë gjithnjë me këngëtarin që e këndon. Unë u pozicionova në një rol. Ndërtova një mini-personazh. Dhe unë e di këtë. Jo më kot, videoklipi ka një skenar të tillë, për të dhënë sa më qartë mesazhin, pa e lidhur me patjetër me unin vetjak. Nuk ka as filozofi, as figura të vështira për të kapur, sidomos kur del nga një realitet që mund ta thuash si të duash, në daç me zhargonin Facebook-ist, e në daç me elegancën që i takon artit. Ndërsa pyetjes se si është vetë Rudina, ti e ke dhënë vetë përgjigjen përmes pyetjes tënde.

-Sa më shumë prurje që sjell, nënkupton më tepër material për mbrëmjet “live”, apo të pëlqen më shumë të këndosh këngë të artistëve të tjerë?

Nënkupton albumin e krijimeve të mia. Krijimit të vetvetes përmes këngëve. Wshtë krejt normale, e pashmangshme, por edhe vetë dëshirë e imja të fus në mbrëmjet e mia këngët që më pëlqejnë më tepër, këngë që kanë mbetur në historinëe muzikës së lehtë shqiptare, dhe që pikë së pari, gjithashtu dhe mua më rrinë mjaft mirë vokalisht.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Hermes Nikaj marton motrën, detaje nga ceremonia madhështore & fotot ekskluzive

Next Post

Visjan Ukcenaj: Semafor llumi pa dritë jeshile

Advertisement