Një nga moderatoret më të dashura për publikun, Klea Huta ka marrë një gjobë pasi ka parkuar keq në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. E indinjuar për faktin që emrin ja kanë shkruar Kleo dhe shërbimi në spital ishte jashtë normales, Klea ka postuar fletën e gjobës në Instastory dhe shprehet e acaruar. “I dashur polic! Pikë së pari emrin e kam Klea dhe jo Kleo. E dyta, sikur shërbimi dhe gjithçka mban spitali të ishte në ‘kufijtë’ e normales (se perfekte jo e jo) do të ta bëja hallall gjobën”, shkruan moderatorja.