Një nga këngëtaret më të dashura dhe më të talentuara është padyshim Nicole Scherzinger e cila tashmë prej disa kohësh është bërë pjesë e jurisë së X-factor. Por kjo mesa duket nuk ka qenë një ide e mirë pasi ajo nuk i ka përballuar dot talljet dhe pasthirrmat e publikut. Pasi reduktoi konkurrentët e saj nga 20 në 6, për të vazhduar garën më tutje, publiku nuk ishte i kënaqur me zgjedhjen e saj dhe filluan të brohorisnin. Nicole u largua nga skena me lot në sy. Producentët u munduan ta qetësojnë duke i thënë se kishte bërë zgjedhjet e duhura, por këngëtarja nuk e ka duruar dot presionin. “Dita ishte e gjatë dhe stresuese, reagimi i turmës e përkeqësoi”, tha një burim i spektaklit për DailyMaily.