Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Irritohem nga gjithçka

Përshëndetje psikologe e nderuar! Po ju shkruaj se kam një problem. Sigurisht nuk është i madh! Nuk më pëlqen të shoh gjëra që nuk duken ‘bukur’ , në fakt që janë në formë dhe gjendje si të padefinuar! P.sh mishin e kuq të papërgatitur nuk më pëlqen ta shikoj dhe as ta prek, peshkun po ashtu, lëkurën e hollë të kafshëve (kafshët më pëlqejnë, por jo dhe të shoh pjesë delikate nga trupi tyre). Kjo më ndodh edhe me disa drunjë, që e kanë lëvoren e çrregult. Irritohem nga kjo pamje dhe më duket se po vazhdova të shikoj gjatë, aty diçka do filloj të lëvizë, si krimba të vegjël! Ndoshta edhe nuk është gjë, por jam shumë kureshtare ta di se, a është normale kjo ndjenjë?

 Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje e dashur! Të falenderoj që na shkruan dhe na sjell në vëmendje një çështje interesante e specifike që nuk e kemi trajtuar në këtë rubrikë. Është pak e vështirë të përcaktohet me kaq informacion nëse këto ndjesi janë normale apo jo, sepse kufiri normale/anormale është aq i hollë dhe subjektiv, saqë sado të ketë kritere që përpiqen ta përcaktojnë, subjektiviteti është i lartë. Elementi kryesor që mund të bëjë diferencën është frekuenca dhe vazhdimësia e këtyre ndjesive. Pra, a paraqiten ato aq të shpeshta për ty saqë të ndërhyjnë në mendime dhe kur nuk je duke marrë stimuj nga mjedisi (sipas shembujve që ke dhënë)? A shkaktojnë këto ndjesi ankth dhe stres? A janë mendime të vazhdueshme e të pakontrollueshme, të cilat paraqesin vështirësi për t’i shtypur dhe rishfaqen, në formën e impulseve dhe imazheve shqetësuese për ty? A ka raste që duhet të kryesh një ritual, një veprim të përcaktuar, një sjellje të përsëritur për të ulur bezdinë që një mendim fiks mund të shkaktojë? Nëse zbulon që shumë prej këtyre pyetjeve i përgjigjesh me po, mund të jetë fjala për prani të elementëve obsesivë-kompulsivë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dhemb stomaku nga specat djegës?

Next Post

Djemtë kërkojnë vajza

Advertisement