Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gressa Behluli: Nuk jam si ato…

 

Është rikthyer solo, Gressa Behluli, pas bashkëpunimeve që pati me mamanë e saj Shkurte Fejza. “ I jemi” është kënga që riktheu bjondinën bukuroshe në skenën muzikore vetëm. Ne kemi folur me Gressën jo vetëm për këtë këngë por edhe për shuëm gjëra të tjera, të cilat po nuk lexuat intervistën, nuk keni nga ti merrni vesh…!

  Fabjola Kuburi:- Gressa, na trego pak për “I jemi”. Kjo këngë të riktheu si soliste, apo jo?
Gressa Behluli:-
Kënga “I jemi” është një këngë ritmike moderne, që më rikthen në stilin tim si “Gressa”, por edhe si videoklip solo pas 4 viteve pauzë. Jam munduar të realizoj një këngë dhe videoklip korrekt. Mundohem të bëj diçka që kur ta shoh veten pas disa viteve, të ndihem mire me atë çfarë kam realizuar. Pastaj, shija është relative.

Advertisement

– Është pritur mirë nga publiku?
– Mendoj se është pritur mirë, kam marrë shumë komente pozitive.

– Gressa, shumë emër të bukur ke! Nga kush e ke dhuratë, dhe a ka ndonjë kuptim të veçantë?
– Edhe mua më pëlqen shumë emri im, sepse është një emër që i reziston kohës dhe gjithmonë tingëllon modern, dhe mbi të gjitha është emër Ilir! E kam dhuratë nga babi. Kuptimi i emrit është “rrushi që fillon e piqet” – gres.

– Moj Gressa ti je e fejuar, por asnjëherë nuk ke dashur të flasësh shumë për këtë pjesë. Pse? Ne do na tregosh diçka më shumë? Nuk të ngacmojmë, po të lëmë të na tregosh vetë!
– Unë jam artiste dhe e shoh gjithmonë të arsyeshme që publikut t’i ofroj punën time si artiste, krijimtarinë time muzikore, jo pjesën private. Jam e lumtur me jetën time private tani e prej shumë vitesh, dhe kur njeriu është i përmbushur, sikur ka nevojë që gjërat e vlefshme t’i ruajë për vete. Pastaj është dhe dëshirë e të fejuarit që të mos jetë pjesë e shoë-biz, dhe unë patjetër e respektoj këtë. Ai ka një biznes privat dhe nuk ka të bëjë me jetën e shoë-biz.

– Gressa, kujt mendon se i detyrohesh për kaq sa ke arritur deri tani?
– Familjes sime, që më kanë mbështetur gjithmonë, si nga ana financiare, ashtu dhe morale. Fansave të mi, që më mbështesin. Po ashtu dhe vetes sime, sepse punoj dhe jam e kujdesshme gjithmonë për çdo gjë që bëj. Punoj shumë për çdo sukses që marr. Nuk jam nga ato që sukseset më vijnë vetë apo që kujdeset dikush tjetër për punët e mia. Çdo gjë e bëj vetë, me shumë mund.

– Çfarë ke marrë nga mamaja, Shkurta?
– Arsyetoj dhe fal shumë, edhe kur tjetri ka faj. Ndoshta është një veti apo vlerë që jo çdokush e ka, mirëpo ndonjëherë e quaj edhe dobësi, sepse shpesh keqpërdoret!

– Të këshillon shpesh ajo?
– Po, për çdo gjë konsultohem me mamin, dhe çdo këshillë e saj ka shumë vlerë për mua.

– Edhe pse e rritur, vazhdon t’i dëgjosh këshillat e saj?
– Patjetër! Këshillat por dhe vërejtjet e saj i marr me shumë seriozitet, sepse e di që vetëm prindi ka dëshirë që fëmijën e vet ta shohë më lart se veten.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ledi Vokshi: Unë dhe Trump

Next Post

Astrologia shpjegon

Advertisement