Këngëtarja Venera Lumani prej disa kohë kishte paralajmëruar se do të publikonte një këngë të re. Ky projekt i ri i Lumanit tashmë është publikuar dhe mban emrin “Venus”.
Kjo këngë ka tekst të reperit Big Basta ndërsa për muzikën është përkujdesur Eran Pro Studio. Venera Lumani vlerësohet si një nga zërat më të veçantë të skenës muzikore që kur ajo u bë e njohur pas fitores në spektaklin “The Voice of Albania 2”. Ndërkohë që Venera është shumë aktive me performanca “live” në shumë lokale të Shqipërisë ku ajo performon bashkë me partnerin e saj, Lind Islami që po ashtu ka qenë pjesë e këtij spektakli të talenteve muzikore. Ata kanë disa këngë bashkë, por këtë herë Venera ka menduar të sjellë një solo.
Fabjola Kuburi:- Venera, përshëndetje. A po e shijon sezonin veror?
Venera Lumani:- Të them të vërtetën jam gjithë kohën me nxitim këtë verë sa që s’po marr dot veten por po e shijoj pikërisht në këtë mënyrë, rrugë të gjata nga koncerti në koncert, vapë, punë, lodhje dhe në fund shumë kënaqësi.
-Meqenëse je e kudondodhur për mbrëmje live, a mund ta konsiderojmë këngëtaren si profesionin tënd?
– Unë jam këngëtare profesioniste, e diplomuar në këtë degë dhe absolutisht që ky është profesioni im, ndërsa koncertet dhe ‘kudondodhja’ nuk të bëjnë asnjëherë këngëtare në profesion.
-Je përfshirë në kategorinë e këngëtareve që janë të lidhura me një këngëtar. Si shkon lidhja me Lindin?
– Super, gjithnjë e më shumë.
-Talenti dhe aktivizimi yt në muzikë është i afirmuar me kohë, por sa ndihmë ka qenë Lindi për ty?
-Normalisht që ka qenë diçka shumë e rëndësishme për mua të kem në krah një njeri të të njëjtit drejtim në punë, mëson dhe shijon më shumë.
-Keni menduar ndonjëherë ta kaloni marrëdhënien tuaj në diçka më serioze?
-Edhe pse marrëdhënia jonë është shumë serioze padyshim që po, jemi rrugës për të hedhur hapa edhe më të mëdha por çdo gjë me kohë.
-Me kaq angazhime sa ke, e shikon ndonjëherë veten nënë?
-E shikoj dhe e ëndërroj çdo ditë madje. Mezi e pres të bëhem nënë.
-Si është marrëdhënia me familjen tuaj?
-Familja është çdo gjë për mua dhe për çdo njeri besoj. Jam e lidhur me to dhe më mungojnë çdo ditë e më shumë.
-Si muzikant, ka ndikuar roli i babait tënd në rritjen tënde artistike?
-Absolutisht, babi im është nisma, ai është personi që ka vën themelet e mia në muzikë.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!