këndon. Sidomos live dhe kënga që i ka rezistuar kohës ka qenë dueti me bullgarin Çiko, “Aman Aman”. Silvi Dollapi, ka sjellë shumë e shumë këngë të tjera dhe këtë po bën edhe tani, shumë shpejt do prezantojë klipin e ri të sajin “Festojna na”. Pas këtij projekti, ajo do niset për Maldive e më pas në Santorini, ku edhe do bëjë pushimet e kësaj vere. Se me kë do shkojë atje, lexoni më poshtë…!
Fabjola Kuburi:- Një klip i ri është në ardhje me aq sa di unë apo jo Silvi…?
Silvi Dollapi:- Po, ju dini gjithmonë gjithçka.(QEsh) Është e vërtetë që për pak ditë do sjell edhe klipin tim të ri, të titulluar “Festojna na”, është një këngë që është realizuar në studion e Xoxo, domethenë me gjithçka është marrë ai. Klipin do ta keni shumë shpejt në ekran. Uroj që të më mbështesin, ashtu siç më kanë mbështetur deri sot.
– Cili është njeriu që të frymëzon çdo moment dhe që falëndërimet për sukseset e tua i shkojnë vetëm atij/asaj??
– Familja ime, vajza ime Chiara, më jep qetësinë dhe mbështetjen që më duhet për të qenë sa më produktive, por njeriu që më frymëzon dhe më ndihmon më shumë në përzgjedhjet e materialeve të duhura për mua, është vajza ime.
– Ti je një këngëtare me një karrierë muzikore live relativisht të gjatë, dhe kjo bën që edhe axhenda jote të jetë e zënë. Çfarë kriteri shërben për përzgjedhjen e aktiviteteve ku je e ftuar për të kënduar?
– Zakonisht, kriter bazë është të performoj live në aktivitete, nuk përshtatem aspak me të kënduarit playback, pastaj sigurisht përzgjedh vendet ku punoj dhe instrumentistët që më shoqërojnë. Kur kthej kokën mbrapa shoh që karriera ime ka ardhur në rritje dhe sot punoj me muzikantë që kanë bërë histori në muzikën shqiptare dhe jam e kënaqur që kam qenë e kujdesshme në hapat e mi.
– Ku ka qenë më tepër e përqëndruar puna jote këto kohë?
– Sigurisht që puna ime ka qenë e përqëndruar në të kënduarit live dhe në këngët dhe klipet e reja.
– Si janë fundjavat e tua? Si do të ishte fundjava jote e preferuar?
– Fundjava ime, ka vite që do të thotë punë në fakt por puna jonë është e bukur sepse jemi gjithmonë në party, ndërsa fundjava ideale dhe ndryshe nga e zakonshmja për mua do ishte relax pranë rërës së bardhë në Maldive,që do iki shumë shpejt.
– Do ikësh në Maldive? Më kë?
– Me vajzën time. Më pas edhe në Santorini. Ky është itinerari i pushimeve të mija për këtë verë.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!