Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Përse dashurohemi më lehtë gjatë verës?

Gjatë verës, dashurohemi më shpesh dhe me lehtë, jo vetëm sepse dalim më shumë, shkojmë me pushime e takojmë njerëz të rinj, ka arsye të tjera. Thuajse e gjithë atmosfera përreth nesh, ndryshon. Netët e verës mbushen me magjinë e bisedave e të të qeshurave. Ditët janë më të gjata e të shndritshme. Mendja është më e qetë dhe hormonet janë gjithnjë të gatshme për ‘t’u hedhur’ në sulm. Pra, në gjithë këtë atmosferë, mjafton fare pak që të ndizen shkëndijat. Kjo është periudha klasike e shkëmbimit të shikimeve që ndodhin edhe mes mushkonjave të qytetit, edhe në paqen e pushimeve të fshatit. Gjatë dimrit jemi të përfshirë në aktivitetin e përditshëm dhe i fokusojmë të gjitha energjitë aty, te detyrimet e rregullat që na imponon shoqëria. Gjatë verës, kufijtë e rregullave sikur fshihen dhe nevoja për të qenë të shkujdesur, rritet. Por, për ta thënë shkurt, hormonet janë ato që ndikojnë më shumë në dashuritë e verës. Orët më të gjata të dritës bëjnë që të prodhohet një sasi më e lartë testosteroni. Ky proçes lehtëson interesin reciprok dhe rrit dëshirën mes partnerëve. Një studim ka treguar se stina kur dëshira seksuale është më e ulët, mbetet dimri. Vetëvlerësimi është gjithashtu një element i rëndësishëm. Meqenëse gjatë verës ndihemi më të bukur dhe kemi më tepër konktakt me trupin tonë, bëhemi më miqsorë me veten dhe interesat na rriten.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Enjela Qema, gati për klipin e ri!

Next Post

Kënga e Ledrit, ndër hitet më të dëgjuara në Rusi

Advertisement