Genta Ismajli ka zgjedhur që të vijë me një këngë të re vetëm pak para gushtit. Ajo ka lançuar bashkëpunimin e saj bashkë me Albatrit Muçiqin dhe Nurtelin që quhet “Po du me t’pa”.
Për dallim nga të gjitha këngët në këtë këngë Genta paraqitet shumë provokative, e në disa raste duket se ajo nuk ka të veshura as të brendshme. Kënga është lançuar sonte dhe është një këngë me plot ritme verore.