Përsa i përket tërmetit i fuqishem 6.7 të shkalles Rihter qe tronditi ishullin Kos të Greqisë , ambasada jonë në Athinë njoftoi se për fat të mirë mes personave të plagosur nuk ka shqiptarë. Por në zonë ka pasur shqiptare. Nje prej tyre, është këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, e cila prej disa kohësh ndodhet në Greqi. Me një postim në profilin e saj në Instagram, ajo shkruan “Shpëtuam nga tërmeti” dhe poston një foto teksa pozon ulur dhe me syze. Mësohet se pasi ka qenë në Korfuz e Selanik, Eli Fara, po kalon pushimet në plazhin Kardamena.
Advertisement