Pak kohë më parë këngëtarja e njohur shqiptare Nexhmije Pagarusha i bëri një kërkesë publike këngëtares Aurela Gaçe që ta takonte pasi e vlerësonte shumë dhe kishte shumë dashuri për të.
Nuk vonoi shumë dhe Gaçe e ka zbatuar këtë kërkesë. Gjatë ditës së djeshme ajo ka publikuar një foto me Nexhmijen dhe krahas saj ka shkruar: “ “Kërkesa e legjendës u bë realitet. Shkova sot … e përveç faktit që është ikonë në skenë e legjendë e gjallë e jona mbarë shqiptare, unë pata fatin (jo vetëm sot) të marr nga humori i saj aq i hollë. Pata fatin të prek sado pak njeriun që është përtej skenës…e di që është pak por unë jam me fat që e kam këtë mundësi. Legjendat nuk lindin përditë. E ne jemi me fat që akoma e kemi mes nesh e mund ti japim dashurinë tonë e mirënjohjen për çfarë na ka dhënë. Fatmirëshisht ajo e ndjen që ne e duam kaq shumë. NEXHMIJE PAGARUSHA e papërsëritshmja jonë,”-përfundon Aurela postimin e saj për takimin me këngëtaren e madhe të skenës shqiptare.