Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shkolla Ardhmëria feston

Pas një ylberi shkronjash, vjen një fjalë e shkruar bukur, vjen një fjalë e folur bukur, vjen një fjalë e lexuar bukur. Pas një ylberi shkronjash, fëmijët njohin gjuhën e bukur shqipe, hidhen livadheve angleze duke u gëzuar shqip, ndajnë momente si këto që mbeten përjetë në memorje.

Të shtunën e kaluar, në parkun Randolph Gardens Open Space,kursi i gjuhës shqipe i shkollës Ardhmëria Kilburn, kaloi një ditë të hareshme. Drejtor zoti Lutfi Vata, mësueset zonja Aida Haziri dhe zonja Anila Kadija, pas një prezantimi të shkurtër, të punës dhe rezultateve të  mësimdhënëse,për vitin shkollor 2016/2017, ju shpërndanë dëftesat fëmijëve. Festuan të gjithë sëbashku prindër, fëmijë, mësues edhe ditëlindjen e Adisit, një ndër nxënësit shëmbullor të kursit, i cili u emocionua nga surpriza e bukur. Në projektin, për vitin shkollor që vjen, motoja e kësaj shkolle do të jetë si në çdo vit me fjalën magjike SHQIP. Shqip për fëmijët tanë që të mos harrojnë gjuhën ndër breza, shqip për t’u thënë gjyshërve fjalë dashurie, shqip për t’u bërë të rritur me hapsirë gjuhësore, shqip për të ditur si lexohet historia e vendit nga ku rrënjët kemi. Pushime të mbara dhe mirë se të vini  në Tetor!

Anila KADIJA

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shala-Abdulahi: E kaluara është vetëm histori!

Next Post

Pse bashkëpunoi Lindi me Mandin dhe Bigin!?

Advertisement