Fabjola Kuburi:-Patrik, vitin e fundit ju kemi parë që keni bërë lëvizje të shumta nga një televizion në tjetrin pse ka ndodhur kjo?
Patrik Sadikaj:- Në fakt u bënë 10 vite që nuk i ndahem Ora News. Nuk po e quaj lëvizje eksperiencën në Channel One që është pjesë e Ora Neës dhe unë kam qenë themelues i këtij Televizioni. Ora News mbushi 10 vjet dhe unë bashkë me të, pavarësisht punës që bëj në të, herë me lajmet herë me emisionet pak rëndësi ka, herë them mirëmbrëma nga Ora News e herë mirmëngjes, po nga Ora News.
– Mendoni të ndryshoni më programacion apo keni vendosur të qëndroni aty ku jeni për një kohë të gjatë?
-Unë jam nisur për rrugë të gjatë. Të shohim se deri ku arrin kjo rrugë e nisur. Nuk dua të bëj parashikime se zakonisht nuk më dalin. Unë uroj që po.
-Ne ju kemi parë prezent edhe në çadrën e protestës si do na e argumentonit që zgjati për rreth 3 muaj dhe mbaroi me një takim?
-Në çadër kam qenë i ftuar nga kryetari i PD-së dhe fola me shumë kënaqësi me qytetarët. Unë besoj se si gazetar por edhe si qytetar duhet të luajmë rolin tonë për lirinë e votës që është themeli demokracisë. Në krye të tre muajve liderët politikë mendoj se bënë gjënë e duhur. Vetëm në luftë fituesi i merr të gjitha, në paqe duhet te fitojnë të gjithë barabar dhe besoj se kështu ndodhi. Marrëveshje ideale nuk ka, por Rama e Basha i dhanë qetësinë zgjedhjeve.
-Mendon se do ketë koalicion PD-PS pas zgjedhjeve të 25 qershorit?
-Nuk di ta them nëse do ketë apo jo por ama uroj të ketë. Ne jemi shumë pak për të vrarë njëri-tjetrin për politikë. Ndaj një qeverisje PD-PS nuk sjell asnjë të keqe, madje besoj se do ishte rruga e duhur për ti dalë në fund tunelit të gjatë të tranzicionit. Gjermanët nuk kanë parë të keqe nga bashkëqeverisja e tillë apo jo? Unë them se ka ardhur koha që politikanët të punojnë sëbashku për këtë vend. Kështu shkojmë shpejt dhe në BE.
-Të ndahemi një moment nga politika dhe ti drejtohemi karrierës tuaj si gazetar kur nisi ajo dhe si?
-Ka që në tetor 1996. Një ditë ende me diell dhe e kujtoj si tani. Puna ime e parë ka qenë 21 vite më parë në Radio Tirana se në atë kohë ishte preferenca e studentëve të gazetarisë sepse mediat private ishin pak në atë kohë. Dita e parë mbahet mend kollaj por une e kujtoj mirë se si më i vogli që isha gjënë e parë që mësova në atë godinë gjigande ishte lokali ku bleva byrekë dhe dhallë për gjithë redaksinë. Kohë e bukur vërtet. Dita e dytë ishte edhe më optimiste, pasi kur lexova kronikën e parë Zamira Koleci që ishte drejtoreshë e Radios më vërviti një bobinë me shirit kokës duke më porositur: Mëso të lexosh mirë, malok. Kuptohej e kishte fjalën për dialektin.
– Si do ta përkufizonit profesionin e gazetarit në ditët e sotme?
-Më vjen keq ta them por sot të qënurit gazetar nuk është më një privilegj. Është kthyer në një punë me mërzitje për fat të keq. Ne po ecim pas në profesionalizmin tonë në gazetari dhe ndryshe nga koha kur e kam nisur jemi më pak të pavarur.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!