Ai është një artist që jo vetëm falë bashkëpunimeve por edhe këngëve që solli vetëm u mirëprit shumë mirë në tregun muzikor shqiptar. Po flasim për këngëtarin Mërgim Mjeku ku ne mësojmë se ai tashmë ka realizuar projektin më të mirë të verës 2017, e për këtë flitet se klipin e ka realizuar në Gjermani me një produksion të njohur atje me emrin “Camera Cave”. Do të jetë edhe nga zhanri shumë më ndryshe e shumë modern, e ku kënga është punuar në Prishtinë nga Massive Production, e pas kësaj e para verës do të vijë edhe një këngë tjetër e bukur nga Mërgimi. Djaloshi me zërin e ëmbël tashmë ka edhe menaxherin e tij që është Jetmir Agaj, ndërsa pritet që me këto projekt të ri të kthehet në këngëtarin më të dëgjuar dhe klipin më të mirë të verës që po troket.