Çdo ditë e më shumë shqiptarët po shkëlqejnë në botë. Këtë herë ne mësojmë se një djalosh shumë simpatik i njohur në botën e modës ka hedhur një tjetër hap të suksesshëm në Zvicër. Ai është topmodeli i njohur me origjinë nga Gjakova por qe jeton në Zvicër, Labinot Zallaj, ku do të jetë imazh i koleksioneve më të reja të JOY and GRIEF, e ne sjellim edhe foton ku do të reklamohet kudo atje. Nuk është hera e parë që Labinoti arrin të prekë botën e modës në këtë vend, por me siguri djaloshi shqiptar do të arrijë shumë më shumë falë pasionit por edhe parametrave mjaft të lakmueshëm që ai ka si model.