Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Genta Koleci këngëtarja që premton verën e nxehtë

Ata që pëlqejnë të shkojnë në vende me muzikë live, mund të kenë rastisur edhe në “Verona” në Xërxe, ku këndonte “Adela”, këngëtarja që në të vërtet quhet Genta Koleci, për të cilen mediat po shkruajnë mjaftë ditëve të fundit. Këngëtarja bashkë me kolegen e saj Merin, e bënë të njohur këtë vend, duke e shndërruar në një pikë shumë të frekuentuar.

Bukuroshja jep këtë arsye: “Ishte një sekret, sepse çdo biznes ka sekrete. Por, mund të them më mirë një fund i dhimbshëm me shumë kujtime te bukra, se sa një dhimbje pa fund. Unë e mbarova një pjesë të karrieres aty pas 3 vitesh punë”, thotë Koleci, që dikur njihej si “Adela”.

Këngëtarja e këngës “Dashuria vetme”, që tashmë gjendet në Tiranë, shpreson se në kryeqytetin shqiptar do të ketë më shumë persoektive për të arritur sukses në muzikë dhe për të realizuar dëshirat e fansave të saj.

Genta Koleci ka premtuar risi në sezonin e nxehtë. E re, e bukur dhe me zë që ke deshirë ta dëgjosh. Kjo është këngëtarja Genta Koleci, që deri më tani ka të realizuara dy këngë me videoklipe dhe që e ka në plan të mos ndalet. Genta është gati për ta bërë më të mirë në skenën muzikore.

Advertisement

“Unë jam nga Burreli dhe kur i mbusha dy vjeç, familja kme u vendos në Kamëz të Tiranës. Aty u rrita dhe përfundova shkollën fillore dhe të mesme. Si të gjithë të rinjët, edhe unë isha e interesuar për persoektiva të reja, andaj si 18 vjeçare, morea rrugën për të eksploruar disa shtete të Evropës, si Itali, Gjermani, Austri e Zvicër. Pas disa vitesh larg, inë sërish u ktheva në vendlindje, duke e vënë fokusin tek familja dhe muzika. Tani jetoj në Kosovë, gjegjësisht në Prizren. Sigurisht që lëvizi sërish, sidomos në Zvicër ku kam aktivitetet e mija muzikore”.

Ndryshe, Genta e kishte edhe babain muzikant, edhe atë të shkolluar. Ai përherë besonte në talentin e saj. Bukuroshja thotë se muzikën e kishte hobi, që i është shndërruar në pasion. Koleci, pos këngës “Dashuria vetme”, ka edhe këngën me titull “Bie defi dhe tupani”. Ky projekt ka ardhur me muzikë dhe videoklip të punuar nga Studio Galaksi (Sami Hoxha ) ne Suharekë.

Këngëtarja premton risi, pasi po vjen me diçka të re. “Në korrik ose gusht është planifikuar një projekt i ri, i cili është duke u perpunuar, ku kam dhënë gjithë energjinë time vetëm për kënaqësinë e publikut. Besoj do të jetë surprizë e bukur”, thotë Genta, duke shpresuar po vjen për të goditur sërish. Sa i përket jetës, private, dëshiron ta lë ashtu siç është – private.

https://youtu.be/Wqa9_o8ChaE

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ja si e uroj vajzën e tij për ditëlindje, Granit Shala!

Next Post

Ana Tahiri, “shpërthen” me setin e ri!

Advertisement