Danieli është nga Shkodra dhe vjen për të treguar sa shumë e do muzikën, çfarë gjen te ajo dhe sa rëndësi ka për të muzika. Daniel Lumaj, është këngëtar i muzikës live dhe kjo është ajo që ai di të bëjë mirë, sepse mbrëmjet e mbushura me publik që duartrokasin pas performancave të tij, janë vlerësuesit e vërtetë.
– Daniel, ti ke relativisht disa vite në skenën muzikore për ju gjatë këtyre viteve si ndihesh me vlerësimet e publikut?
-Është e vërtetë që unë kam nisur diku në vitin 2009, jam angazhuar saktëisht nën logon e Bjeshkëve në Kelmend, Malësi e Madhe. Realisht, ndihesh i plotësuar kur vlerësohesh nga publiku gjatë performancave që bën.Kur merr aq shumë duartrokitje e vlersime të bën të ecësh para duke i thënë vetes ‘ke akoma shumë për të dhënë”!
– Çfarë ka të veçantë dhe pse ju e doni kaq shumë muzikën?
– Çdo notë e muzikës që luhet shqip është e veçantë !!
– Si mendon se ka ndryshuar muzika në përgjithësi, me kalimin e viteve?
– Dua të mbroj muzikën e brezit tim ahahahaah atë që unë jetoj sot. Pavarësisht se kjo mund të tingëllojë keq tek disa të tjerë por më pëlqen kjo e ditëve të sotme.Ka më shumë ritëm më shumë prurje të reja. Sot e ke mundësinë të provosh për të sjellë diçka te re.
– Përveçse muzikës popullore të pëlqen të këndosh edhe rryma të tjera apo je vetëm tek ajo që mendon se të përshtatet më shumë?
– I këndoj të gjitha rrymat, varet nga kërkesa e publikut!
– Në tregun muzikor shqiptar ka shumë këngëtarë, të cilët kanë nxjerrë edhe shumë videoklipe. Ju çmendoni për cilësinë e tyre?
– Sot ka të drejtë kushdo të vetafirmohet si këngëtare dhe më pas tentojnë të kapin tregun muzikor aty ku per të kaluar është rruga më e vështirë për ta kapërcyer .
– Të jesh artist i njohur, çdo të thotë për ju?
– Mbi të gjitha përgjegjësi!!
– Çfarë bëni për të rritur më shumë imazhin tuaj si këngëtar?
– Primare kam thjeshtësinë. Të jesh i thjesht arrin gjithmonë atje ku do.
– Këngën e ushtron vetëm për pasion apo është edhe ana financiare?
– Kur ndihesh i kënaqur me atë që ti bën është pasion por që të dalë një këngë në treg, duhet të kemi parasysh që duhet financuar e më pas ti marrësh mbrapa ato financime që hedh. Kështu që llogaritë më dalin, për aq kohë sa i ushtroj për të dyja.
– Për çfarë do të hiqje dorë nga kënga?
– Kur kordat e zërit mos të nxjerrin me melodinë e duhur!!(Buzëqesh)
– Ku jane fokusuar ambiciet e tua? Çfarë do kemi në të ardhmen nga Daniel Lumaj?
– Për të qenë një familjar i denjë për familjen time. Aty është fokusuar ambicia ime. Ndërsa për planet që kam në muzikë do preferoja t’ia lija të flasë e ardhmja, ajo çon çdo gjë në vend të vet.
– Çfarë të mbeti merak nga kjo intervistë?
– Sa mirë që është dhe kjo pyetje.(Buzëqesh) Doja të bëja vetëm një falendërim nga zemra për të gjithë publikun tim që më ndjek e më mbështet kudo. Ata janë vlerësimi dhe kritika ime, pa ata nuk mund të eci para.