U pa si “rrezik” nga femrat e tjera të Big Brotherit, që në momenit që hyre, sepse është e bukur, e njohur, e suksesshme në fushën e saj dhe shumë e dashur dhe afrueshme. Hyri në çift me Elsamedin por doli vetë nga ajo shtëpi, sepse ajo e “la” live Elsamedin dhe nuk e vazhdoi më atë që kishin nisur në momentin e hyrjes ose siç e quan ajo “gënjeshtra e Elit”. Ambra Muji, rrëfen gjithçka pa dhe jetoi në atë shtëpi dhe banorët e saj!
Fabjola Kuburi:- Ambra, në cilën prej situatave në shtëpi do të kishe dashur të reagoje ndryshe, tani që je jashtë dhe i sheh gjërat me sy tjetër?
Ambra Muji:- Në pjesën më të madhe të situatave që unë kam kaluar në shtëpi, jam munduar gjithmonë të jem vetvetja dhe të shijoj këtë eksperiencë kështu që nuk kam menduar në asnjë moment të kisha vepruar ndryshe.
– Je shprehur se me Elsamedin nuk mund të jeni më as shokë jashtë. Ka vend për shprehjen “kurrë mos thuaj kurrë”?
-Që në momentin që unë kam kaluar një muaj e gjysëm me Elsamedin brenda, u futëm me idenë e bashkëpunimit dhe nuk e gjetëm në asnjë moment për aq kohë sa ishim brenda, nuk besoj se do ta gjejmë tani jashtë. Jam e zhgënjyer nga loja e tij dhe egoizmi i pamasë.
– Mendon se marrëdhëniet mes njëri-tjetrit këtë edicion ishin më tepër të fokusuara te flirtet dhe love story, duke nisur që nga emri i edicionit “love edition”, sesa te diskutimet, komunikimi?
–Jo, nuk mendoj se gjithçka që do të tregoj ky edicion është dashuria që kemi për njëri-tjetrin, mendoj se qëllimi është bashkëpunimi në çift, si e mbështesin njëri tjetrin, si luajnë së bashku, si veprojnë në situata të caktuara me banorët e tjerë për të mos nxjerrë asnjëherë keq partnerin. Kjo është dashuria, që për mendimin tim tregohet me vepra, pa qenë e nevojshme ti tregosh dikujt gjithë ditën sa e do.
– Me cilët prej ish-banorëve të edicioneve të tjera ke lidhur miqësi?
-Shqipëria është shumë e vogël, kështu që normal edhe mund të kem takuar ndonjë banor të edicioneve të tjera por miqësi të ngushtë me asnjë, kështu që mirë nuk po përmend emra.
– Emri yt është një emër tipik italian. Ka ndonjë histori të veçantë?
–Në atë kohë daja ka patur këngëtare të preferuar një vajzë italiane dhe më ka vënë emrin e saj.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!