Senera të përgëzoj për punën e mrekullueshme që ke dhe do doja të të drejtoja dhe unë një pyetje nëse është e mundur. Problemi im është ky: Para disa vitesh më vdiq babai pasi vuante nga azotemia në veshka dhe ditën që ai vdiq unë isha në provim dhe nuk më lajmëroi njeri duke e ditur që unë jam edhe ti që përfshihem shumë shpejt nga emocionet. Kur vajta në shtëpi nuk po e përmbaja dot vetes sepse babai im, idhulli im tashmë kish ndërruar jetë. Nga kjo mërzitje kalova dhe një paralizë parciale gjë që më ka dëmtuar edhe pjesën e gojës që më ka shkuar pak si shtrembër. Unë do doja të pyesja nëse rregullohet ky problem nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale sepse më streson jashtë mase sidomos kur më pyesin njerëzit se çfarë më ka ndodhur. Shpresoj të më kuptoni dhe pres përgjigjen tuaj. Faleminderit
Dr. Senera Hoxha, klinika CHIMERA instagram @kirurgjiplastike, facebook @kirurgjiplastike, Rruga e Dibrës, Kompleksi Halili, kati II, tel 00355686779875:-Përshëndetje. Ajo që ju ka ndodhur juve është paralizë periferike e nervit facial nga ajo anë. Në fillim, pacientët kurohen me kremra antivirale dhe ilaçe me përmbajtje steroidale. Te shumica e pacientëve kjo gjendje është e përkohëshme. Te një pjesë e vogël e tyre (si në rastin tuaj), paraliza në atë zonë bëhet e përhershme. Keni disa vjet tashmë me këtë problem, kështu që opsionet e zgjidhjes zvogëlohen. Mënyra më e thjeshtë për të provuar është botoksi, i cili nëse bëhet në pikat e duhura, ju përmirëson asimetrinë e fytyrës. Nëse botoksi nuk është i efektshëm, kryhen disa lloje ndërhyrjesh kirurgjikale komplekse, detajet e të cilave mund t’i flasim nga afër. Gjithësesi, si fillim do ju rekomandoja të bënit një EMG, një analizë e cila mat impulset nervore që vijnë tek muskujt e zonës së prekur të fytyrës. Të shkuara.