Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

   Shoqëria  shqiptare dhe individi në drejtim të kundërt   Nga Adela DOSTI

Shoqëria shqipëtare, në ditët e sotme moderne përbehet nga një kaos i madh, nga një krizë e madhe nga e cila është shumë e vështirë të dalim. Padyshim që jemi të shqetësuar si qytetarë për dukuritë dhe fenomenet që po ndodhin ne këtë shoqëri. Në 26 vite demokraci nuk ka ndryshuar absolutisht asgjë përvec nderrimit të partive politike që ne thelb mbeten te njëjta, me të njejtët emra, me të njëjtat fytyra.  Janë po këta njerëz që ne vetë i kemi zgjedhur për të na drejtuar si shembullin më të mire, po që fatkeqësisht janë shembulli më i keq pasi e kanë kthyer këtë vend në të pabanueshëm.

Ne nuk mund të jetojmë të qetë pasi nuk kemi të sigurt atë që është më e shtrenjtë dhe e pa zevëndësueshme “jetën”. Këtu mund të të marrin jetën pa arsye dhe askush nuk do t’ia dije, askush nuk mban përgjegjësi. E frikshme është të thuash qe ambulance nuk ka rrugë ku te kalojë, ku arsimi është kthyer në biznes, ku diplomat po blihen, ku mbaron fakultetin dhe je i papunë, nuk ke ku të trokasësh, ku papunësia dhe gjëndja e vështrë ekonomike e ka çuar këtë  shoqëri në depression, në vrasje, vetëvrasje apo vjedhje, ku drejtësia nuk funksionon.

A mund të jetë një vend më keq se kaq ? A mund të jetohet kështu? Sigurisht që jo. Me bindje them që ndodhemi në një krizë sociale ku individi dhe shoqëria po ecin në kahe të kundërta. Kjo nuk është shoqëria që ne duam por ajo që kemi, që po jetojmë. Koha moderne e ditëve tona, ka sjellë në shoqërinë shqiptare një konflikt të madh të kërkesave të njeriut me mundësitë e shoqërisë. Nga njëra ane flasim për modernizim dhe demokraci  nga ana tjetër po përjeton krizë që nuk e ka pasur kaq të thellë dhe në të kaluarën. Padyshim, fenomenet që po shfaqen në shoqërinë tone individualizmi  i skajshëm i jetës sociale dhe prishja e lidhjeve sociale, humbja e zakoneve dhe traditave pozitive tregon se shoqëria shqiptare ka probleme të mëdha jetësore. Që të rregullohen këto që ne duam duhet një aksion moral dhe vlerash  i të gjithë shoqërise, duhet ai zë i fuqishëm i brezit të ri që ka forcën për të ndryshuar dhe për të bërë revolucion. Ky zë duhet të jehojë dhe të mposhtë  zërin e ngjirur të atyre që bërtasin kot dhe pa arsye. Po ku janë këta të rinj që me freskinë e tyre ta nxjerrin këtë shoqëri nga ai labirint i errët që duket pa rrugëdalje, me ide të qarta , me forcën e madhe që kanë brënda tyre, me ide të qarta, me bindje të plotë për të vendosur drejtësi, me shpirtin e njeriut human.  Ndoshta frika se nuk do ti dëgjojë askush i bënë të heshtur apo nuk kanë guxim ta bëjne zërin e tyre të jehojë.

Advertisement

Duhet të dëgjohet ky zë dhe madie të dëgjohet mire duke i thënë STOP kësaj krize të madhe shoqërore, këtij kaosi që po vret cdo ditë vlerat dhe moralin e shoqërisë shqiptare, duhet një vullnet vetjak me energji positive për të dale nga humnera e madhe ku kemi rënë.          Imanuel Kant në librin e tij “Themelimi i zakoneve shoqerore” thotë: “vullneti i mire duket si kushti themelor për ta bërë një qënie  të denjë për lumturi”. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë.  Të zgjohemi nga ky gjumë letargjik dhe me forcën që kemi brënda nesh të reflektojmë mbi këtë realitet që po na merr frymen. Ne kemi vullnetin dhe egon për të bërë ndryshimin dhe t’iu tregojmë të gjithëve që ne mundemi, ne do t’ia dalim.

Adela Dosti

(Filozofi Sociale)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

DJ Olsi: Të luash muzikë shqip mes Athinës!

Next Post

Rinia dhe politika shqiptare. Si shkojnë me njëra-tjetrën? Nga Adela DOSTI

Advertisement