Nëse flasim për rininë shqiptare dhe lidhjen e saj me politikën me bindje them që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën. Fatmirësisht shqipëria pjesën dërrmuese të popullsisë e ka në moshë të re që dinë të pinë vetëm kafe dhe të shkojnë në party. Nëse dëgjon një bisedë të rinjsh, flasin për çfarëdo lloj fushe të mundëshme përveç politikës. Në momentin që i pyet se çfarë mendimi kanë për politikën apo si ndikon kjo e fundit në jetën e tyre, marrim përgjigje të tipit që, në këtë vend nuk jetohet, askush nuk bënë asgjë për ne, secili kërkon të mbushë xhepat e veta.
Mos është pak kontradiktor fakti që të rinjtë nuk e njohin fare politikën dhe nuk u intereson se çfarë ndodh me të, por në çdo miting apo protestë partiake janë të parët që dalin në mbështetje? Apo dikush u premton vënde pune dhe arsim falas me fjalë boshe vetëm e vetëm për të mbushur sheshet? Sa për të ardhur keq janë të rinjtë e sotëm, nuk ka brez më të lodhur dhe më dembel se ne. Mashtrohemi nga premtimet boshe të atyre që duan votën tone dhe më pas themi që nuk bëjnë asgjë.
Ne duhet të ishim forca kryesore e këtij vëndi, duhet të ishim politikanët më të mire duke folur me bindje dhe me ide reale sepse vetëm ne e dime çfarë është më e mire për ne. Ne nuk duhet të jemi pjesë e politikës një here në katër vjet vetëm kur u intereson atyre dhe më pas nuk e dime çështë politika dhe çfarë qëllimi ka ndaj nesh, sepse ata na harrojnë ne po mbi të gjitha ne harrojmë veten. Ashtu si politikanët kërkojnë votat tona me ngulm në interes të tyre, ashtu dhe ne duhet të kërkojmë atë që na përket neve dhe që është në të mirën tonë.
Zhan Zhak Ruso në librin e tij “Kontrata Sociale” thotë : “Në llojin njerëzor unë përshquaj dy pabarazi:- njërën, të cilën e quaj natyrore ose fizike, pasi është përcaktuar nga natyra dhe qëndron në ndryshimin e moshes, shëndetit, fuqive të trupit ëdhe të vetive të mëndjes e të shpirtit;- tjetrën, që mund të quhet pabarazi morale ose politike, pasi varet nga një lloj marveshjeje dhe është vendosur ose së paku ka marre shkasin, prej miratimit të njerëzve. Kjo qëndron në priviligjet e ndryshme, të cilat i gëzojnë në kurriz të të tjerëve,si për të qënë më të ëpasur, më të nderuar, më të pushtetshëm e deri për t’iu bindur të tjerëve”.
Jam plotësisht dakord me këtë frazë kur flet për pabarazinë natyrore dhe nuk është në dorën tone por pabarazia morale dhe politike na përket neve, vetëm ne e kemi në dorë për ta pranuar ashtu si na paraqitet apo ta ndryshojmë. Ne kemi forcën të bëjmë revolucion në këtë vend duke e shëndrruar në simbol, ku politika të ishte shëmbull, ku demokracia të kishte kuptim, ku të rinjtë me freskinë e tyre të jepnin gjallëri. Sigurisht që mundemi për tu bërë pjesë e politikës shqiptare, po jo duke e humbur kohën nëpër kafe, por duke dhënë ide dhe duke bashkëpunuar.
I tepërt është ky ajër që po thithim duke ndënjur kot, duke mos bërë asgjë, duke u endur rrugëve pa e ditur ku po shkojmë. I vetmi destinacion që preferojmë është një karrige ku ulemi dhe kafja mes miqsh. A nuk do ishte më mire të uleshim në një karrige ku përballë të kishim një mori librash dhe të zgjidhnim atë që na duhej, atë që na mbushte me ide dhe mendime, atë që do bënte rrevolucionin brënda nesh, që pa frikë do ngrinte zërin dhe do bërtise me të madhe që ju nuk vleni, që ju jeni të pashpresë dhe këtë vend dhe shoqëri duhet ta drejtojmë ne. A e dini pse ne? Sepse ne mundemi të japim ide të reja, ne dimë të bëjmë ndryshime, kemi energji të pashtershme, kemi forcën për të mos u ndalur në rrugën që nisim, dime të bëjmë politikë dhe të jemi politikanët më të mire. Po po të jemi më të mirët ku të mos na zëvëndësojë askush dhe të jemi shëmbull për të gjithë.
Duhet një ndryshim drastic brënda vetes për të arritur këto. Nuk janë të pamundura po thjesht duhet te menaxhojmë kohën për vlera dhe jo për antivlera. Edhe politika duhet të ketë moral.