Sa më e vjetër të jetë vera, aq më e mirë. Eshtë kjo, një shprehje që i shkon mjaft mirë edhe Pero Pejiçit. Sulmuesi 34-vjeçar i Kukësit është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 23 gola. Golashënuesi më i mirë i sezonit ishte vendimtar edhe në takimin e fundit nga Flamurtarit, ku me golin e tij arriti t’i japë fitoren skuadrës së verilindorëve. Me tre ndeshje të mbetura deri në fund të kampionatit, kroati beson se skuadra e Kukësit nuk do t’a humbasë kampionatin në fund dhe pas barazimit të Partizanit me Laçin, gjërat janë bërë akoma më të lehta.
Eraldo Harlicaj: -Përshëndetje bomber, në anglisht apo shqip?
Pero Pejiç – Përshëndetje dhe faleminderit për intervistën. Nuk është problem për mua, por do të preferoja në shqip duke qenë se jeni një gazetë shqiptare. Gjithsesi do më ndihmosh pak me fjalët. (Buzëqesh).
–E vështirë gjuha shqipe?
– Shumë e vështirë, të them të drejtën. Megjithëse kam shumë kohë në Shqipëri dhe e kam mësuar. Ndoshta jo përfekt, por di të merrem vesh dhe të komunikoj pa problem.
– Sa vite tu bënë në Shqipëri?
– Emmm, më lër të mendoj pak. Kam kohë, e kam filluar me Dinamon në vitin 2007-2008, dmth prezantimin e parë e kam pasur para 10 vjetësh. Më pas kam kaluar te Tirana, Skënderbeu, Kukësi dhe tani përsëri me Kukësin.
– Jeni shqiptarizuar në një farë mënyre?
– Në një farë mënyre po.
– Të pëlqen jetesa në Tiranë?
– Po, më pëlqen qyteti. Aq më tepër se unë jetoj me familjen time këtu dhe jam rehatuar mirë.
– Për të kalur te ekipi, po tregoni një formë të përkyer…
– E vërtetë, po kalojmë një moment mjaft të mirë dhe kryesojmë me meritë të plotë. Kemi 33 ndeshje pa humbje dhe jemi duke thyer rekorde. Jemi në vend të parë, një pikë larg Skënderbeut dhe dy pikë larg Partizanit. Kanë mbetur edhe 3 ndeshje deri në fund të sezonit. Të shohim se si do të shkojë. Nuk ka mbaruar asgjë akoma.
– Mund të themi se keni dy ndeshje, pasi Korabi është një ekip i lehtë në letër…
– Një ekip aq i lehtë sa na mori dy pikët në Kukës. Nëse nuk do të barazonim me Korabin në shtëpinë tonë do të kishim luksin të ishim 3 pikë përpara dhe me 90 për qind kampionati do të ishte i fituar tani.
– Parashikoni një ndeshje të vështirë me dibranët?
– Po, pasi ne do të luajmë vetëm finale deri në fund të sezonit. Korabi është nje ekip që luan pa presion, me djem të rinj që duan të tregojnë veten.
– Pas Korabit, keni finalen me Skënderbeun…
Kete shkrim e gjeni te plote ne numrin e ri te gazetes ose mund ta blini online!