Fabjola Kuburi:- Armela, sa kohë mendove se do të qëndroje brenda në shtëpi?
Armela Hyseni:-Unë si të gjithë ata që hyjnë në Big Brother, hyra me mendimin dhe synimin që minimalisht të isha finalist, në mos të fitoja. Por, ja që këtë vit daljet ishin të llogaritura në çift ashtu si edhe hyrjet.
– Pra, ti mendon se Damiano është ai që të ka penalizuar?
– Po, duke qenë se kishte pasur zhvillime të tjera para se unë dhe Damiano të ishim çift, sigurisht që po, por në fund të fundit kjo ishte edhe loja dhe kushtet.
– Kush mendoje se do dilte në momentin kur thuheshin emrat e atyre që do qëndronin dhe do dilnin atë natë nga shtëpia e BB?
– Unë mendoja se Fotinia dhe Danieli.
– A ishin skenat me Damianon një mënyrë e përdorur prej teje për të qëndruar më shumë në shtëpi si çift?
– Jo, aspak. Unë në lidhje me Damianon kam qenë 100 % e vërtetë. Kam bërë dhe thënë gjëra që i ndjeja.
– Të ka tërhequr Damiano vërtet?
– Thonë që oreksi vjen duke ngrënë.(Qesh) Kështu ndodhi dhe me Damianon.
– Je e dashurar?
– Jo, nuk mund të themi dashuri, por simpati, tërheqje po.
– Nëse do ndjeje më shumë se shumë për Damianon, deri ku do të kishe shkuar?
– Nuk e di, nuk mund të them gjëra për të cilat nuk jam e përkufizuar as me veten. Nuk e di, sinqerisht se çfarë do kisha bërë por aq sa bëra i bëra me dëshirë.
– Je e zhgënjyer që tani je jashtë shtëpisë?
– Shumë, nga ata që janë brenda nga ata që janë jashtë. Jam shumë e zhgënjyer.
– Si qëndron lidhja juaj me Damianon, tani që jeni jashtë?
– Jemi njësoj siç ishim edhe brenda. Njësoj “ngrohtë e ngrohtë”(Buzëqesh)
– Si ka mundësi që të gjitha vajzat ishin xheloze nga prania jote?
– Ah, kam përshtypjen dhe mendoj se nuk ishin xheloze për pamjen time, por ndoshta edhe për një kompletim timin inteligjencë plus fizik.(Buzëqesh)
Këtë shkrim e gjeni të plotë në gazetën Intervista ose mund ta blini online!