E dashur fletore! Tani që “e hëngra qafën e patës”, kam vendosur të të mbush me kujtime nga jeta ime. O Zot, nuk ma merrte mendja qe do ma fuste Edi, duke më hequr nga ministër. Edhe kë mua, që i kam qëndruar korrekt. “Dorëzimet” janë kam bërë sipas planit, madje edhe e kam tejkaluar atë.
Më mori në telefon qëparë, e më tha që po më heq se nuk kam rritur pensionet e ish-ushtarakëve. E di që e ka pretekst. Mos u fryfshin ish-ushtarakët ishallah, që ankohen. Ata ma futën mua.
Le që ç’them edhe unë. Edi e ka pretekst këtë punën e pensioneve të ish-ushtarakëve. Tani që s’kam asnjë post, vendosa të shkruaj edhe unë ditarin tim, si Ilir Meta. Pse vetëm ai di të shkruajë?! Unë për të shkruajtur të thaj. Si shkruaj unë, nuk shkruan as Edi Rama që është piktor. Le që ç’piktor është ai.
Mbaj mend që kur isha në klasë të parë, unë i bëja detyrat gjithë klasës. “Ça lënde kemi sot?”, më