Është i ri, vetëm 26 vjeç, i talentuar dhe e do muzikën me shpirt. Emiljano Hyseni, vjen nga një familje me tradita muzikore dhe kështu do jetë edhe për shumë vite me radhë, në muzikë. Ai ka nisur të merret me muzikë në vendlindjen e tij në Kolonjë dhe më pas në Tiranë e më gjerë. Ai tashmë është i angazhuar në shumë koncerte, gëzime familjare e mbrëmje të ndryshme brenda dhe jashte vendit. Prej disa vitesh kam edhe grupin tim muzikor me të cilin punon dhe gëzon shumë familjarë me tingujt e instrumentit të tij, klarinetën. Emiljano është shumë i kënaqur nga publiku i tij, nga vlerësimi dhe duartrokitjet që merr gjatë eventeve ku është i ftuar. Kur e pyetëm se përse zgjodhi klarinetën si instrumentin e preferuar në muzikë ai tha:” -E zgjodha këtë instrument për dy arsye, e para për ëmbëlsinë që përcjell tek publiku dhe e dyta që të përmbushja ëndrrën time për t’u bërë një instrumentisti dhe klarinetisti i mirë si idhulli im, Laver Bariu”. Ndërsa pyetjes se cilën rrymë i kërkon publiku më shumë ai i përgjigjet kështu:” Të gjitha rrymat kanë minutazhin e tyre por unë do të veçoja atë popullore, e cila vazhdon te jetë më e kërkuara në vendet ku unë performoj”. Muzika është e bukur por edhe shumë e vështirë, e lodhshme sidomos kur performon live dhe këtë e pohon edhe instrumentisti ynë. Emiljano, ka shumë plane për të ardhmen, për jetën, karrierën dhe e shikon veten të realizuar me një familje, një karrierë në nivele të larta dhe pse jo edhe videoklipe me punët e tij. Emiljano suksese!
Advertisement