Ai është një artist i ri, por me një zë shumë karakteristik dhe që është pritur mirë me këngën e parë me titull “Ty të kam si terapi”. Po flasim për këngëtarin Arlind Rizahu, apo sic njihet në muzikë si Lindi, ku mësojmë se shumë shpejt do të sjellë një hit baladë me titull “Falma vec një natë”, e ku kjo këngë është realizuar nga Nexhat Mujovi-Wirusi dhe klipi është xhiruar nga Urban Graphics në Gjilan. Djaloshi simpatik është me origjinë nga Gjilani, por që ka lindur dhe jeton në Zurich të Zvicrës. Lindi do të donte të kishte një duet me këngëtaren sic thotë ai të mrekullueshme Mimoza Shkodra, e pse jo ne ia urojmë duke parë edhe talentin dhe zërin e djaloshit, ndërsa ai premton edhe disa projekte të tjera deri në stinën e nxehtë, ku padyshim do të jenë gjithmonë e më hite. Këngëtari gjithashtuj ka zgjedhur të punojë me produksionin Arboni në Gjilan e ku ka një bashkëpunimin shumë të mirë për menaxhimin e tij si këngëtar.
Advertisement