Giulio Brakaj i njohur me emrin artistik Brakaj G ka lindur në Fier ndërsa nga mosha 2 vjecare jeton në Rimini të Italisë.
Kënga e tij e parë është nisur si shaka por që sipas tij ka arritur të pëlqehet dhe është klikuar më shumë se 500 mijë herë, ndërkohë që kënga tjetër e realizuar “Don’t let me alone” që është këngë për jetën e tij reale pasiqë prindërit e kanë lënë të vetëm që në moshë të vogël, ky bashkëpunim është me këngëtarin e njohur italian Joey ndërsa e prodhuar nga italiani i famshëm Fedez.
Brakaj G thekson se pasiqë këngët kanë ecur mjaft mirë kanë nisur dhe kërkesat e para për koncerte dhe bashkëpunime. Koncerti i tij i parë ka qenë në Ancona bashkë me Noizyn dhe Altin Sulkun.
Brakaj G nuk do ndalet me kaq, kënga e fundit e publikuar e tij është “Dashni pa vlerë” një këngë që brenda javës ka kaluar mbi 200 mijë klikime. E pas këtij suksesi në adresë të tij kanë ardhur bashkëpunime me këngëtarë italian si dhe grupi i njohur Dark Polo Gang.
Projektet e ardhëshme janë të mëdha ndërsa ka si synim tregun shqiptarë bashkë me atë italian. “Projekti im që po punoj për momentin është me këngëtarin Klajvert Shkrepi dhe besoj se do jetë një nga projektet më të fuqishme që do del në Shqipëri”, thekson kështu Brakaj G.