Projekti tjetër është baladë të cilën poashtu tekstin e ka shkruar Kreshnik Avdiu ndërsa muzikën Ardian Kastrati ndërkohë që më shumë detaje le të mbeten surprizë, kështu thekson më tej këngëtari i njohur. Ndërkohë jashtë muzikës Burimi meret me familjen e tij dhe punët e përditshme si secili gurbetcarë. Këngëtari Kasumi vitin 2000 kam pasur album të realizuar dhe në vitin 2010 ka pasur këngë dhe klipe, ndërsa këto ditë del dhe premiera e tij më e re.
Është nga Kumanova por jeton prej vitesh në qytetin e Mozartit në Salzburg, ndërsa hapat e parë për muzikë i ka marrë që në vitin 1993 në shoqërinë kulturo-artistike Tingujt e vendlindjes, kështu tregon për fillimet e tij në muzikë këngëtari Burim Kasumi.
Ai këndon në dasma e mbrëmje e ahengje të ndryshme, ndërsa nga viti 2001 ka emigruar në gurbet ndërkohë që nuk ka munguar aspak përkushtimi i tij në vendlindje. Deri më tani ka realizuar shumë projekte ndërsa më i njohuri për të është “Ku je be njeri”, me tekst dhe muzikë të Kreshnik Avdiut, orkestrim të Artan Mezinit dhe klip të Maximus nga Blerdi Malushi.