Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si po na vret aborti??

Këtë shkrim dhe të tjerë si këto i gjeni në gazetën Intervista, në treg në Shqipëri , Greqi ose mund t’ua dërgojmë në inbox për 1 euro në muaj.

Fabjola Kuburi:- Doktor, një problem aktual por edhe i frikshëm në shoqërinë shqiptare është aborti, si mendon, pse është rritur kaq shumë?

Mr.dr.Adil Mustafa –Poliklinika Shëndeti-Tiranë-email dradilmustafa@yahoo.com  Tel.                              0696349892 dhe 0038970630444:- Vërtetë aborti është një problem aktual dhe i frikshëm jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, ku sipas statistikës, në të gjithë botën ndodhin 50 milion aborte në vit. Numër i madh shqetësues, po për fat të mirë në Shqipëri numri i aborteve ka filluar të zvogëlohet  dhe mbas  legalizimit të aborteve numri i vdekjeve të shkaktuara nga abortet ilegale erdhi duke u ulur dhe mbas vitit 1997 nuk raportohet asnjë vdekje e shkaktuar nga aborti. Në Shqipëri deri para viteve 90 aborti me dëshirën e gruas ishte ndaluar dhe kryhej vetëm në rrugë të paligjshme, gjithashtu nuk ofrohej asnjë metodë kontracepsioni nga shërbimet shëndetësore për arsye të politikave pronataliste. Të dhënat statistikore mbi abortet mbas viteve 1993 tregojnë se në Shqipëri vihet  re një rritje e ndjeshme e numrit të aborteve të kryera, kështu numri aborteve në Shqipëri u rrit por u zvogëlua ose nuk pati vdekje amëtare nga 234 000 në vitin 1989, në 334 000 në vitin 1993, dhe më tej shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë flasin për një ulje graduale të tyre së bashku me numrin e lindjeve. Nga studimi rezultoi se rreth tre të katërtat e grave (72%) mendojnë se një grua ka gjithmonë të drejtën për të marrë vendim për shtatzaninë e vet, duke përfshirë këtu edhe abortin. Aborti edhe pse dy vitet e fundit ka pësuar rënie është ende shumë i lartë. Statistikat tregojnë se në vendin tonë gjatë një viti kryhen mbi 10 mijë aborte. Pra, sipas studimeve në 4 shtatëzani kryhet një abort. Mjekët në maternitetin “Mbretëresha Xheraldinë” dhe ne maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë shprehen se numri i aborteve që kryhen me kërkesën e prindit ose me dëshirë është më i lartë se abortet spontane, ku sipas tyre pavarësisht rrethanave tregon një papërgjegjshmëri të prindërve. Sipas mjekëve referuar statistikave të ISHP-së në mbi 35 mijë fëmijë që lindin çdo vit, mbi 10 mijë të tjerë vdesin ende pa lindur. Por mjekët shprehen gjithashtu që ky numër mund të jetë akoma më i lartë po t’u referohemi shumë aborteve që ndodhin në klinikat private të cilat realizojnë aborte dhe nuk raportojnë të dhëna të sakta në Institutin e Shëndetit Publik.

Advertisement

– Numri i aborteve po aplikohet gjithnjë e më shumë në vëndin tonë edhe pse nuk është një tregues aspak pozitiv lejohet me ligj?

–  Aborti në thelb paraqet ndërprerjen e jetës, ose fetusit në gjuhën mjekësore, për këtë arsye ai përherë ka qenë dhe vazhdon të jetë temë diskutimi nga ana e mjekëve, sociologëve, teologëve e psikologëve që ndajnë gjithmonë mendime të ndryshme në lidhje me të “Aborti është një ndërhyrje që duhet bërë vetëm nga mjeku, dhe kjo deri në javën e 12-të. Pra koha optimale e kryerjes së abortit është nga 6 në 12 javë. Por kjo nuk do të thotë që aborti nuk mund të kryhet edhe në javën e 22-të”, por deri në javën e 12-të ai është i lejuar. Pas kësaj ai kryhet vetëm me rekomandimin e mjekut, nisur nga kushte madhore, të vlerësuara këto nga një komision i posaçëm mjekësor, i cili bën vlerësimin e duhur në lidhje me shëndetin e nënës apo të fëmijës  se aborti nuk është një fenomen për t’u patur zili dhe pavarësisht se ai në parim mbrohet dhe praktikohet, në aspektin human dhe fizik është një ndërhyrje aspak pozitive, qoftë për fetusin që humbet, qoftë për trupin e nënës. Duke i cilësuar abortet si veprime te papërgjegjshme si dhe shifër relativisht të lartë numrin e tyre krahasuar me atë të lindjeve në vendin tonë, mjekët u bëjnë apel nënave për më shumë ndërgjegjësim dhe të këshillohen gjithmonë me mjekun për të shmangur abortin spontan dhe atë të dëshiruar.

Pse ndodhin abortet, cilat janë shkaqet?

-Specialistët pohojnë se shkaqet kryesore që i detyrojnë nënat të abortojnë janë kushtet ekonomiko-sociale që nuk duan të kenë më shumë se dy apo 3 fëmijë, por nuk mungojnë as nënat me shumë fëmijë dhe ngelin shtatëzanë pa pasur dëshirë dhe ato që braktisen nga partneri i tyre ose që nuk kanë partnerë dhe i drejtohen maternitetit ose klinikave private për të kryer një abort. Por sipas specialistëve alarmantë vitet e fundit është dhe numri i nënave adoleshente që kryejnë aborte. Sipas mjekëve të materniteteve të Tiranës ndonëse këto raste kanë qenë sporadike, tashmë nuk paraqiten si raste të reja për aborte por si raste të evidentuara prej kohësh dhe që vijnë duke u ulur në numër. Specialistët shpjegojnë, se abortet te adoleshentët në shumicën e rasteve lënë gjurmë të parikuperueshme pasi ndikojnë negativisht jo vetëm në gjëndjen shëndetësore të tyre por edhe në gjëndjen shpirtërore. Sipas tyre këto raste janë shumë herë më problematike se abortet në moshat e rritura ndaj dhe shpesh kanë shërbyer si burim i përkeqësimit të gjëndjes shëndetësore dhe mendore për vitet e ardhshme. Përveç kësaj ka aborte për arsye shëndetësore e mjekësore që janë të detyruara ti bëjnë për shkak të problemeve të tyre dhe këtë shtatëzani nuk mund ta mbajnë dot.

Si mendoni femrat e marrin lehtë një vendim për të bërë abort apo frikësohen nga një komplikim i mundshëm?

– Vendimi për të pasur abort nuk është i lehtë. Arsyet se përse një femër vendos që të ndërpresë shtatzëninë janë të ndryshme. Rreziku i abortit është shumë i vogël kur kryhet nga profesionistët e aftësuar për të kryer këtë proçedurë por përseri ka komplikime të mundshme. Shumica e femrave të cilat kanë pasur abort janë të pamartuara. Gratë e martuara më rrallë e zgjidhin “problemin” e shtatzënisë së padëshiruar, duke kryer abort. Arsyet se përse një femër vendos që të ndërpresë shtatzëninë janë të ndryshme. Në shumicën e rasteve arsyeja e ndërprerjes së shtatzënisë është se shtatzënia aktuale interferon me shkollimin ose me punësimin e asaj gruaje, si dhe faktin se ato akoma mund të mos jenë të martuara, te shqiptarët pa u fejuar apo pa u martuar nuk lejojnë mitet, zakonet sidomos nëpër fshatra, ku  zakonisht një grua vazhdon shtatzëninë pasi martohet dhe kur ka një stabilitet financiar. Më rrallë, shkaku i abortit është inçesti ose dhunimi. Në shumicën e rasteve, një grua e cila aborton nuk ka shqetësim psikologjik të vonuar; në fakt shqetësimi psikologjik është më i madh përpara abortit sesa pasi kryhet kjo proçedurë.

Cilat janë mënyrat për realizimin e abortit?

– Në një abort po të bëhet nga një mjek profesionist komplikimet janë të rralla por një gjinekologe para se të bëjë një ndërhyrje duhet të ketë parasysh dhe të marri këto masa – para çdo interventi për abort duhet të merret anamnezë e hollësishme, duhet bërë analizat e gjakut për të përjashtu nje anemi ose problem me faktoret e koagulimit te gjaku,duhet bere ekografi  për të përcaktuar pozicionin e mitrës për të parë anatomin e mitrës. Janë dy mënyra të realizimit të abortit: aborti medikal që kryhet përmes tabletave dhe abortit kirurgjikal që kryhet nga mjeku e që konsiston në hapjen e qafës së mitrës dhe nxjerrjes së embrionit.

Si bëhet aborti me barna-medicinale?                  

– Te abortet me barna femrat bëjnë gabime të mëdha se shkojnë në farmaci pa e ditur sa javëshe janë shtatëzanë, pa e ditur a është shtatëzania brënda apo jashtë mitrës, pa e ditur a kanë një anemi, pa e ditur a eshte kryer aborti kompletë dhe rrezikojnë jetën ose ngelin me pasoja. Shumë femra gabojnë që marrin tableta në farmaci pa u konsultuar me gjinekologun dhe pa patur një rekomandim. Përgjithësisht, mënyra e kryerjes së abortit me barna mund të kryhet deri në javën e shtatë të shtatzënisë. Medikamenti që jepet për abort medikamentozë nuk ka siguri. Pas marrjes së këtij bari duhet patjetër që të bëhet ekzaminim gjinekologjik dhe nëse ky bar nuk ka pasur efekt, aborti duhet të kryhet në mënyrën tjetër. Ilaçin e jep gjinekologu. Ky ilaç që quhet Mifepriston vepron duke bllokuar veprimin e hormonit të quajtur progesteron. Nëse bllokohet veprimi i progesteronit, shtatzënia nuk mund të zhvillohet dhe të vazhdojë.

Hapi i dytë është administrimi i ilaçit tjetër që quhet Misoprostol. Misoprostoli merret tri ditë pasi që të merret ilaçi i parë. Në disa raste gjakëderdhja mund të fillojë akoma pa filluar administrimi i barit të dytë. Me gjakëderdhje del një copëz gjaku ose indi. Në rreth 50% të rasteve, aborti fillon 4-5 orë pasi merret ilaçi i dytë. Në rastet tjera do të duhet të kalojë pak më shumë kohë. Pasi merret ilaçi pritet që ajo grua të ketë shtrëngim (dhimbje) në fund të barkut, mund të ketë ethe, diarre dhe vjellje. Është e pritshme që në disa raste të ketë gjakërrjedhje të paktë edhe për disa javë pas intervenimit. Sido që të jetë, për çdo shqetësim duhet të informohet gjinekologu. Pasi shfaqet gjakëderdhja duhet të bëhet edhe një kontroll te gjinekologu. Gjinekologu e kryen një ekzaminim ultrasonografik dhe e konfirmon se proçedura është kryer me sukses. Në këtë vizitë duhet të diskutohet kontracepcioni, në mënyrë që të mos përsëritet një shtatzëni tjetër e padëshiruar. Mund të ndodhë që pas një aborti të ndodhë shumë shpejt një shtatzëni, prandaj është shumë e rëndësishme që të diskutohet hollësisht mbrojtja nga shtatzënia e padëshiruar. Shumë femra bëjnë gabim se i marrin vetë tabletat në farmaci pa u konsultuar me një gjinekologe dhe pa bërë një eko për të parë sa javëshe ështe shtatëzanë dhe a është brënda apo jashtë mitrës ku unë për vete si gjinekolog nuk e rekomandoj abortin me tableta sepse lë pasoja. Pas abortit fillon një cikël i ri menstrual dhe menstruacionet e ardhshme priten pas katër javësh. Nuk rekomandohet që në dhjetë ditët e ardhshme pas abortit, ajo grua të ketë marrëdhënie seksuale.

Si bëhet aborti klinik-kirurgjikal?

– Mënyra më e shpeshtë e abortit klinik–kiturgjikal është metoda më e mirë dhe më e sigurtë dilatimi, aspirimi dhe kyretimi i kavitetit. Si metoda aborti mund të përshkruhen; aborti me thithje, aborti me dilatim dhe kyretazh dhe lindja e induktuar kur fetusi ka vdekur gjatë shtatzënisë. Para intervenimit duhet të bëhet ekzaminim gjinekologjik dhe ultrasonografik si dhe analizat laboratorike. Intervenimi kryhet pasi  jepet anestetiku (bar për bllokimin e dhimbjes). Aborti mund të kryhet edhe nën anestezion të shkurtër intravenoz. Qafa e mitrës zgjerohet me dilatatorë dhe pastaj futet një tub në brendësi të mitrës i cili krijon vakum dhe tërhiqet përmbajtja nga mitra. Ndonjëherë, mund të ketë nevojë që të përdoret kireta që ështe instrument  për largimin e mbetjeve të mundshme nga brendia e mitrës. Kjo proçedurë zgjatë 5-10 minuta, por ndonjëherë mund të duhet më tepër kohë për të përgatitur cerviksin për intervenim.Pasi kryhet aborti, pacientja pushon afërsisht për një orë. Nëse grupi i gjakut është Rh negativ, pas intervenimit duhet të merret ampula Rhogam e cila mbron nga sensibilizimi në shtatzënitë e ardhshme. Nuk rekomandohet që pacientja të ketë marrëdhënie seksuale për dy javë pas intervenimit. Ajo mund të bëjë dush sapo ta ndjejë se e ka të nevojshme.Nëse anestezioni ka qenë i shkurtër intravenoz, pacientja nuk duhet të vozisë veturën ditën kur kryhet intervenimi. Edhe pas abortit klinik, menstruacionet e ardhshme priten pas katër javësh. Rreziku i abortit është shumë i vogël kur kryhet nga profesionistët e aftësuar për të kryer këtë procedurë. Në më pak se 0.3% të rasteve do të ketë ndonjë komplikim për të cilin do të duhet që gruaja të shtrihet në spital. Abortet e kryera deri në javën e dymbëdhjetë gati që s’kanë asnjë problem si për shembull infertiliteti, abortet spontane në të ardhmen dhe shtatzënia ektopike, kur bartin rrezik shumë të vogël ose nuk kanë fare rrezik për lindje të parakohshme.

Cilat mund të jenë pasojat shëndetësore pas abortit?

– Është e vërtetuar se abortet shoqërohen me pasoja psikologjike, sociale dhe shëndetsore. Pasojat shëndetsore pas abortit në organizmin e gruas, janë më të ndjeshme në sistemin riprodhues, ndonëse varen nga metoda e kryerjes së abortit.

Këtë shkrim dhe të tjerë si këto i gjeni në gazetën Intervista, në treg në Shqipëri , Greqi ose mund t’ua dërgojmë në inbox për 1 euro në muaj.

 

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kendell Xhener, rikthehet tek ish i dashuri!

Next Post

Shoh ëndrra me puthje

Advertisement