Këngëtari Naim Smakolli i kërkuar kudo. Një këngëtar që s’ka të ndalur, dhe i kërkuar nga të gjithë, sidomos në Diasporë. Po flasim për Naim Smakollin-Nimi, i cili jeton që 22 vite në Gjermani e që këndon kudo ku ka shqiptarë nëpër evropë, por kryesisht ai është i zënë shumë dhe mjaft i preferuar nëpër dasmat shqiptare falë zërit dhe repertorit që ai ka. Gjithmonë nëpër këto gëzime familjare ai është së bashku me muzikantin e njohur Bes Prizreni dhe e djegin atmosferën, ndërsa në kanalin Youtube artisti ka këngë të cilat janë punuar në Shkup nga Rrahman Kryeziu. Naimi i cili është me origjinë nga Mitrovica e shesh shumë bashkëpunues me shumë kolegë, madje edhe nëse hyn në facebookun e tij ai është aktiv dhe poston foto me kolegët e tij me emra shumë të njohur që i takon gati cdo ditë në mbrëmje dhe dasma, por deri tani nuk ka ndonjë duet me ndonjë artiste femër, pasi koha nuk e premton, por nuk do të thotë kjo se në të ardhmen nuk do ta shohim me ndonjë bashkëpunim.
Advertisement