Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë duan realisht femrat?

Përshëndetje. Kam lexuar një thënie të atij që njihet si “babai i psikologjisë” botërore Zigmund Froid,i cili thotë se dhe pas shumë viteve studim nga ana ime nuk arrita dot në përfundimin të kuptoja se ç’farë duan realisht femrat? Sa jeni ju dakord me një konkluzion të tillë nga ana e tij për femrat në përgjithësi? Ky përfundim i tij lidhet me paaftësinë e tij për ta kuptuar realisht se ç’duan femrat apo me të vërtetë nuk është dhe aq e qartë dhe sot e kësaj dite kjo çështje apo ai i gjykoi ashtu për shkak se mund të ketë qenë antifeminist? Doja mendimin tuaj si psikologe e kohëve moderne për këtë çështje që sipas mendimit tim nuk është dhe aq e lehtë për t’u  diskutuar dhe nga psikologë të ndryshëm? Ju faleminderit paraprakisht për përgjigjen.Gëzimi.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje Gëzim. Të përgëzoj realisht për pyetjen pasi është vërtet interesante dhe i hap rrugë një diskutimi që bëhet përherë, si në emisionet televizive, ashtu dhe në tavolinat mes miqve e bashkëbisedimeve më të ngushta. Kur vjen puna për të folur për çështje që lidhen me gjininë, të gjithë kemi gjëra për të thënë, qëndrime për të mbajtur dhe argumente pro/kundër. Megjithatë, këto mbeten subjektive, për sa kohë janë opinione personale.

Është e vërtetë që Frojdi është shprehur pikërisht kështu sic e ke cituar ti, por kjo ka dhe një nivel të lehtë humori. Kjo është një frazë në fakt, që përmban një lloj dileme “ekzistencialiste”, duke qenë se shpeshherë burrat shprehen se kanë vështirësi për të kuptuar atë që gratë duan prej tyre. Ekziston pra, ky lloj perceptimi dhe ideje nga ana e burrave, që i bën ata të paqartë përballë partnereve të tyre. A është kjo paqartësi rezultat i faktit se ata vërtet nuk e kuptojnë dot se cfarë gratë duan, apo kjo ndodh sepse këto të fundit janë shumë komplekse dhe kërkuese?

Advertisement

Për hir të së vërtetës, në gjykimin tim, nuk është asnjëra prej të dyjave. Ajo që ndodh është se kjo çështje i ka bazat thellë në natyrën tonë dhe në karakteristikat e personalitetit të secilës prej dy gjinive. Tradicionalisht, gratë dhe vajzat janë shumë më të ndjeshme ndaj detajeve, emocioneve, ndjenave dhe marrëdhënieve humane. Që në fillimet e zhvillimit të shoqërisë njerëzore, gratë kanë qenë ato që janë marrë më shumë me fëmijët, me aktivitetet brenda shtëpisë, ndërsa burrat kanë qenë më të dhënë me gjuetinë, bujqësinë, tregtinë dhe udhëtimet. Do të thotë pra, se që të vegjël ne edukohemi dhe socializohemi në mënyra shumë të ndryshme sipas gjinisë përkatëse, si rezultat i faktit që gjinia është një nga shtyllat kryesore që ndërton karakterin dhe temperamentin tonë. Për t’ju kthyer pyetjes tënde, mendoj se është pikërisht dallimi gjinor që kemi në shprehjen e ndjenjave e emocioneve tona, dallim i cili shkakton konfuzion në çastin që duam të kuptojmë atë që partneri dëshiron, konkretisht, duke qenë se gratë dhe vajzat janë më të ndjeshme pra ndaj elementëve emocionalë në marrëdhënie, burrat në njëfarë mënyre janë më të thjeshtë në mënyrën sesi i konceptojnë apo përjetojnë nevojat e tyre afektive. Kjo mospërputhje në nivel përjetimi dhe shprehjeje të ndjenjave natyrisht që do të cojë në keqkuptime apo konflikte. Për këtë arsye është shumë e domosdoshme që të dimë të themi atë që duam, të dimë të flasim me partnerin duke ia bërë të qartë nevojat dhe dëshirat tona. Askush nuk është brenda mendjes tonë, kështu që për t’ja lehtësuar punën partnerit dhe për të pasar një marrëdhënie më të shëndetshme, komunikimi i mirë dhe transparenca janë 2 përbërës thelbësorë.Sa i përket Frojd-it, nëse do të analizonim imtësisht teoritë e tij dhe konceptimin që kishte ai mbi gjininë femërore, me shumë gjasa do të dallojmë se ishte pak maskilist. Prandaj, lidhur me këtë thënie të tij, më e drejtë është ta shpjegojmë atë si një cështje që vjen si rrjedhojë e diferencave tona gjinore.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Erikson Pepa: Muzika, pjesë e pandarë e imja!

Next Post

Si të bëj këmbë të bukura me fitness?

Advertisement