Ka emigruar në Amerikë sic tregon jo nga qefi por për një jetë më të mirë, pasi ai thotë se nuk ka pasur shpresë si shumë e shumë shqiptarë të tjerë nga Malësia e Plavës dhe Gucisë në Mal të Zi. E kuptuat besoj origjinën e djaloshit plot talent, shqiptarit që quhet Egzon Hasangjekaj i cili megjithëse jeton larg që 5 vjet gjithmonë e viziton vendlindjen e tij, pasi për të është vendi ku ka kaluar ditët më të bukura të jetës. Ai ka nisur jetë të re në Amrikë, punon si kamarier, por është gjithmonë i lidhur dhe i inkuadruar në botën e artit, aty ku e bën me dashuri dhe pasion. Egzoni është takuar me fotografin e njohur botëror Fadil Berisha por edhe me emra të tjerë të botës së modës si stilistin efamshëm Noli Sallon, ky punon me njërëzit e hollivudit. Gjithashtu ai ka qenë i pranishëm edhe në disa takime me grupe artistike si :Grupi i Bashkimit Kombëtar që ka një aktivitet të madh e të larmishësm që tash e 25 vite duke marrë pjesë me këngë dhe valle cdo gjë në traditë e veshje kombëtare në cdo spektakël kombëtar atje. Ne mësojmë gjithashtu se Egzoni ka në plan shumë projekte në botën e modës që do t’i zbulojë me kalimin e kohës, gjithmonë për të kontribuar për shqiptarët atje ku ai jeton.
Egzon Hasangjekaj nga Malësia në praninë e njerëzve të Holliwood

