Desantila Demiraj, është këngëtarja që po të kesh mundësinë që ta dëgjosh kur këndon live kënaqësia e muzikës do të shtohej akoma. Ajo rrjedh nga një familjë muzikantësh, muzikën e ka në gen duke qenë së është motra e një ndër këngëtareve më me emër në muzikën popullore shqiptare, Erisa Dragoshi. Talenti, puna, vullneti dhe pasioni që ka e kompletojnë figurën artistike të Desantilës. Ajo ka një projekt shumë të bukur në dorë, me të cilin do prezantohet në publik me një klip e saj të parë ku ka bashkëpunuar me emra të suksesshëm në krijimtarinë muzikore.
Po, atëherë për të gjithë ata që më kanë ndjekur me vite dhe për ata që nuk dinë shumë për mua, këndoj live sepse ashtu e ndiej këngën edhe më afër. Kam vite që këndoj muzikë live në gëzimet familjare Kam qenë shumë e vogël dhe kam kënduar, live nuk diskutohet, në një gëzim familjar dhe ka qenë një e kënduar spontane sepse askush nuk kishte planifikuar asgjë.Kam ndjerë emocione të jashtëzakonshme edhe pse kam qenë shumë e lirshme, kam pasur emocione por tani kam më shumë”- shprehet këngëtarja
Ne nuk na mbetet gjë tjetër, vetëm ti urojmë suksese Desantilës.