Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sukseset e Granit Shales, nuk kane te ndalur!

14606495_1209981409076264_1579854092054828779_n 14731236_1209871635753908_4317853379201979243_nAi eshte i njohur nga te gjithe tashme dhe sukseset e tij, nuk numerohen me me gishtat e duarve. Ai i eshte futur politikes me synimin per te ndryshuar pozitivisht situaten politike ne Kosove e jo vetem. Ne nje komunikate te kryetarit te deges se AAk-se ku Granit Shala eshte tashme pjese, ka konfirmuar pozicionin e ketij te fundit si zyrtar i  sektorit të financave të degës së AAK-së në Hessen. Ja çfare thuhet ne komunikate:

“Komunikatë për Media nga Dega e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës në Hessen, Gjermani

Të nderuar zonja dhe zoterinj, zhvillimet e fundit në Kosovë kanë detyruar që një grup i ekspertëve të fushave të ndryshme të bashkohen për të themeluar degën e Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, në Hessen të Gjermanisë. Kjo degë u themeluar me datë 23 tetor 2016 dhe është duke punuar me menyrë intensive për të krijuar një program të mirfilltë pune për të mbrojtur dhe ruajtur interesat e qytetarëve të Kosovës, si brenda, ashtu edhe jashtë territorit të saj. Për këtë diaspora luan një rol të rëndësishëm duke u interesuar gjithnjë për zhvillimet në Kosovë, por edhe duke kontribuar në menyrë të vazhdueshme.

Advertisement

Dega e AAK-së në Hessen, njofton se është e hapur për të gjithë qytetarët duke mos lejuar të bëhen diskriminime në bazë të racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, mendimeve politike apo të tjera.

Me këtë rast duam edhe të falenderojmë anëtarësimin e z. Granit Shala, i cili ka shprehur dëshirën e tij t´i bashkohet kësaj dege për të kontribuar në të mirë të vlerave të përbashkëta, për një Kosovë të zhvilluar, një Kosovë të pavarur dhe demokratike, ku do të mbizotëroj drejtësia dhe ku të gjithë njerëzit do të trajtohen të barabartë. Z. Granit Shala, që nga 23 tetori ka marrë funksionin e zyrtarit të sektorit të financave të degës së AAK-së në Hessen.

Me përshendetje miqësore,
Murat Makolli
Kryetar i Deges së AAK-së në Hessen.”

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Robert Ukaj edhe ne filmin "Biznesmeni”

Next Post

"Ditelindja" e Klodianes...e pelqyer nga te gjithe!

Advertisement