Punonjës së firmës së njohur të diamanteve, Rio Tinto Diamonds, zbuluan një diamant me formë ovale prej 2.83 karatësh, me ngjyrë vjollcë, në minierën e tyre, Argjil, në Australinë perëndimore. Ky është një diamant i rrallë ngjyrë vjollcë, më i madhi i gjetur në minierat e Argjilit të Australisë dhe do të jetë pjesa kryesore e koleksionit vjetor të firmës. Guri grexo, i zbuluar para disa kohësh në një minierë kur më prodhohen më shumë se 90% të bizhuterive rozë dhe të kuqe të botës, në fillim peshonte 9.17 karatë dhe kishte thepa, gropëza dhe gdhendje në të. Pas disa javësh përpunimi, Vjollca e Argjilit, u kthye në një diamant në formë ovale prej 2.83 karatësh. “Vjollca e Argjilit është një diamant shumë i rrallë dhe për këtë arësye do të jetë shumë i kërkuar për bukurinë, madhësinë dhe prejardhjen e tij”, tha menaxheri i përgjithshëm i shitjeve të kompanisë. Ende nuk i është vënë një shifër vlerës së tij, por ai është regjistruar nga Instituti i Gurëve të Çmuar të SHBA-së si një diamant i veçantë për shkak të ngjyrës së tij vjollcë të errët me nuanca gri dhe blu në të.
Nuk dihet se si diamantët e marrin ngjyrën e tyre, por mendohet se mund të vijë nga një shtrembërim në strukturën molekulare gjatë kohës së formimit të tyre në koren e tokës, ose kur del në sipërfaqe.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)