Ramën e kanë vënë në grykë të topi. Për meselenë e plehrave. Hapu dhe të futem! E sulmojnë, në tempullin e demokracisë, armiqtë por më rëndë miqtë. Meta dhe Idrizi, nuk i shtypin sumbullat. Largohen nga parlamenti duke e lënë me gisht ndë gojë aleatin, që u ka dhënë nishanë me shumicë. Artan Gaçe hedh shkelma. Shkalema me zazar sepse ka në parlament dy vota: Edhe të gruas?! Koço Kokëdhima qesendiset. Rroftë sebepi. Ben Blushi bën thirrje: Në çdo kazan të vendoset koka e deputetit që votoi ligjin?! Berisha,.. si Berisha!
Unë nuk e vë me faj Kryeministrin tonë të dashur! Unë bëj thirrje nga FB: Bashkohemi o milet të shpëtojmë kryeministrin tonë?! Ai është fajtor pa faj. Fajin e ka sëmundja… Quhet amnezia! Robi i perëndisë, sa merr mandatin e deputetit, e zë amnezia! I sëmurë torollepset dhe harron të shkuarën! Po, po! Harron premtimet që ka bërë në fushatë elektorale! Harron vendin ku është zgjedhur! Nuk i kujtohen emrat e njerëzve, fshatrave, qyteteve!…U thartohen trutë, jo për faj të tyre! Fajin e ka sëmundja…
Prandaj e kemi për detyrë ta ruajmë kryeministrin tonë? Sepse ai sakrifon nga nderi i tij, për të bërë një ligj, që mbush buxhetin me para. Nuk kuptoni? Do ndërtojnë impiante bizesmenët? Po. Hapen vende pune. Jepen rroga. Rritet konsumi. Paguhen taksa. Paguhen siguracion. Taksidarët vjelin para. Paratë i kthehn miletit për rritje rrogash? Për shtim pensionesh?…Lepe! Nuk ka ngritje?…Nuk ka direkt. Por ka indirekt. Inflacioni ka rënë nën nivelin e detit. Kjo do të thotë se nuk po ngihen çmimet e mallrave, falë politikave të urta e të mënçra të kryeministrit Rama
Amnezia nuk është vetëm për Ramës. Ben Blushi harron vitin 2004. Ministër, nën kryeministrin Nano, firmosi për importimin e plehrave nga Beketi, që sot është shpallur person i padëshëruar në Albani! Pse ka faj Beni? Jo. Edhe atë e ka marrë në qafë amnezia!…
Ja edhe Berisha. I ashpër. Shan e mallkon Ramën. Harron, jo për faj te tij, por të sëmundjes, sepse ka gatuar dhe votuar vetë ligjin blu të plehrave?!
Advertisement