Është e bukur, e dashur, e talentuar dhe vjen gjithmonë ndryshe për publikun. Është nga ato këngëtare që kur vjen më një këngë apo klip të ri, di ta surprizojë publikun. Është e gjatë, e bukur, nuk ka asnjë ndërhyrje në fizik, ka një zë të veçantë dhe kush e ka dëgjuar live ka pasur dëshirë për ta dëgjuar përsëri. Bukuroshja nga Korça, Anxhela Peristeri pas klipit me Gold Ag dhe Labin, tregon se ishte një bashkëpunim mjaft interesant që u prit mjaft mirë nga publiku. Këtë herë Anxhelën e kemi pyetur jo vetëm për këngët por i kemi bërë edhe disa pyetje me “spec” të cilave ajo iu përgjigj me sportivitet dhe çiltërsi. Kush tjetër si ajo?!
Fabjola Kuburi:- Anxhela, fundi i verës të ka gjetur në super formë dhe je bërë goxha bronz!
Anxhela Peristeri:- Kjo ndoshta ngaqë më zë dielli shpejt.(Qesh) Maksimumi 6 ditë plazh kam bërë, 3 në det dhe 3 në pishinë.
– Vijmë tek “Llokum”, bashkëpunimi me Gold AG dhe Labin, që ishte një surprizë e këndshme për publikun! Mendon se qëlluat në shenjë?
– Patjetër që po! Ishte një hit veror, që njerëzit e mirëpritën, dhe për këtë, sigurisht që na u bë shumë qejfi. Ishte një bashkëpunim shumë interesant për mua. Goldi, përveçse një artist me vlera, është dhe një njeri i përkryer! Gjithashtu dhe Labi, me zërin e tij aq të ëmbël!
– Si është të menaxhosh Anxhelën? Cilat janë kushtet që ti do patjetër të të plotësohen?
– Unë për momentin vetëmenaxhohem. Kushti i vetëm që unë dua të më përmbushet, është korrektesa!
– Në pamje të parë, parë nga të tjerët, një këngëtare duket, një këngëtare duket që nuk bën aspak një jetë monotone apo të mërzitshme, për shkak të angazhimeve të shumta. Çfarë mund të kthehet në monotone për një këngëtare?
– Jeta e një këngëtareje kurrsesi nuk është monotone, të paktën imja! Monotonia më e madhe për mua është papunësia, gjë që nuk e kam ndeshur kurrë.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)