Ai në këngën dhe klipin e tretë të vijë më i fortë se kurrë më parë. Pas dy këngëve artisti simpatik që njihet në muzikë me emrin Tooni do të bashkëpunojë me emrat më të njohur të hiteve shqiptave sigurisht për të sjellë një super projekt dhe për tu rikthyer fuqishëm. Ne mësojmë se Tooni do të realizoj një këngë me producentin e njohur Fatmir Muja, me muzikë nga Rrahman Kryeziu. Kënga do të jetë shumë ritmike e do të vijë me anë të një klipi të bukur pas dy muajve, por ka kohë që ka nisur të mendohet dhe të përgaditet për të qenë një super hit shqiptar. Artisti shqiptar që është nga Kosova, por jeton në Zvicër, kohët e fundit po lakohet shumë edhe për fotot e nxehta, sidomos nga gjinia femërore, ndërsa për çdo informacion dhe të reja rreth punës së tij ka hapur edhe një faqe për ata që duan ta ndjekin me emrin TOONI.
Advertisement