Sa për të thënë
Harro kush të harroi
Dhe duaj kë të duash
Jeta është një lojë
Zgjidh me kë do luash !
Krijo ekipin tënd
Ose lër të t’ zgjedhin
Por të kesh ndërmënd
“Sa hapin e hedhin “…
Nëse do gjithmonë
Me ngulm që të fitosh
Për të qënë kampionë
Duhet të luftosh…
Nëse do qetësi
Të shohësh punën tënde
Nuk do strategji
Madje as shumë mëndje …
Zër një vend në turmë
Në lojën që vazhdonë
Mos bëj fare zhurmë
Askush nuk të shikone !
Mua mos më pyet
Për rrugën më të mirë
Njeriu është njeri
Dëshira është dëshirë !
BLEDI YLLI.
Vdekja e pritjes
Më mplake,e dashur.
Kam një jetë që të pres.
Tani mos eja më,
nuk kam më kohë as të vdes.
Aldebaran.
Mbrëmë
Mbrëmë
u rrokullis një lot
nga syri natës
dhe si kristal
më qëndroi mbi buzë.
La një vragë
në qiell të faqes
lot i ëmbël si një muzë.
Ish loti im,a lot’i saj
shkrirë nga zemrat akullnaj?
Aldebaran.