Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

“Sarasvatiçandra” Pramadi nis t’i bindet Kumudit

Duke qenë se Pramadi ikën në shtëpi, Kumudi dhe Sarasi e bëjnë bashkë rrugën e kthimit dhe, për të mos rënë në sy për keq, Kumudi futet e para brenda. Ajo i tregon vjehrrës se Pramadi e la vetëm në mes të rrugës dhe i thotë se mangalsutrën e prishi Pramadi, prandaj i takon atij ta rregullojë. E ëma e tij i lutet që ajo të mos i tregojë Budidanit për këtë që ka ndodhur. Kumudi mundohet të afrohet me Pramadin dhe i kërkon atij të ndajë me të dhimbjet e tij. Atëhere ai i kërkon ta bëjë ajo e para, duke i treguar se kush është Sarasvatiçandra. Kumudi mbetet pa fjalë, kështu që ai e shtyn dhe ikën…

Kumudi afrohet me Pramadin
Pramadi nis të grindet me të atin që e akuzon se e ka lënë Kumudin në mes të rrugës dhe i thotë se ai i ka çuar Sarasin për ta kontrolluar. Ndërkohë që të gjithë janë të tensionuar, në shtëpi futet Kusumi. Kumudi arrin ta shmangë përballjen e saj me Sarasin, duke e çuar në dhomën e saj. Sarasi u propozon prindërve të Pramadit që të bëjnë një festë, në mënyrë që ta bindin Kusumin se Kumudi është e lumtur. Mamasë së Pramadit i pëlqen shumë Kusumi dhe thotë se nëse do të kishte një djalë tjetër, do ta martonte me të. Alaku i kujton se e ka një djalë, Navinin dhe Kusumi thotë se pranon të martohet me të, pa e njohur, vetëm e vetëm që të qëndrojë pranë së motrës… Sarasi sheh nga larg që Kumudi është e lumtur me Kusumin dhe kënaqet.
Kumudi shkon në dhomën e Sarasit dhe i thotë se nuk di çfarë t’i thotë Kusumit. Ai i thotë se do të kujdeset ai për gjithçka dhe asaj i takon vetëm të sjellë në festë Pramadin. Kalika e sheh Kumudin të dalë nga dhoma e Sarasit. Pramadi vazhdon të ngacmojë Kumudin për Sarasvatiçandrën dhe ajo i premton se, nëse ai pranon të vijë në festë, ajo do t’i tregojë gjithçka për të. Kalika nis të tallet me Kumudin duke i thënë se Pramadi s’ka për të shkuar me të në festë dhe tronditet kur sheh se Pramadi është bërë gati, me rrobat që i ka zgjedhur Kumudi…

Ndërsa zbresin shkallët, Pramadi e mban Kumudin, që gati rrëzohet. Ai i kujton asaj se duhet t’i tregojë të vërtetën pas festës. Kalika nis të kontrollojë në dhomën e Sarasit se mos gjen diçka të dyshimtë. Kusumi përballet me Sarasin, që Alaku ia prezanton me emrin Navinçandra. Ajo shokohet, por Kumudi ia bën me shenjë që të mos reagojë. Alaku i thotë se ata duan që t’i fejojnë të dy. Kalika merr një bizhu të Kumudit në çantën e Sarasit dhe ia jep asaj në mes të njerëzve. Sarasi shokohet dhe së bashku me Kusumin, ata përpiqen ta kalojnë këtë situatë. Pramadi nis sërish ta ngacmojë Sarasin në sy të të gjithëve. Pas festës, Kusumi gjen mundësinë për të folur me Sarasin dhe e akuzon atë se po i prish martesën së motrës. Sarasi i thotë se tashmë ai është një njeri tjetër. Kumudi i kujton Pramadit premtimin që i ka dhënë dhe nis t’i tregojë për Sarasin dhe nënën e tij, por i shoqi nuk tregon asnjë…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Fate të kryqëzuara” Ozani bie në koma. Dilara është shtatzënë

Next Post

Ata që lindin në verë, janë më të gjatë

Advertisement