– Në ëndërr pashë sikur kisha një pistoletë në dorë dhe doja të vrisja të dashurin, sepse më kishte bërë me nerva. Nuk e kuptoja se për çfarë bëhej fjalë, se nuk është hera e parë që shoh ëndrra të tilla me pistoleta.
– Arma në përgjithësi simbolizon agresivitet, zemërim dhe rrezik sulmi ndaj personave më të afërm që keni. Nuk po themi që do ta përdorni me të vërtetë armën, por do t’i sulmoni me fjalor ose me ndonjë debat të panevojshëm ndoshta. Duhet të keni kujdes, sepse ju çdo çështje e trajtoni me shumë pasivitet dhe për pasojë, për të mbuluar këtë reagoni me agresivitet, autoritet ose ekstremisht. Në këtë rast, që keni dashur të qëlloni të dashurin, ëndrra tregon që keni një lloj pushteti ndaj tij, ama sërish duhet të keni kujdes sepse kjo gjë nuk i pëlqen te ju.
Advertisement