– Kam parë një ëndërr shumë të shpifur dhe jam e shqetësuar. Pashë sikur më kishin mbuluar krimbat më shumë në pjesën e gjoksit. Iu luta djalit të m’i hiqte dhe ai i shkreti i hiqte, por ato dilnin përsëri. Kisha dhimbje dhe qaja, por pa zë. Ndërkohë, më doli gjyshja, ndjesë pastë, dhe më tha: “Nuk kujdesesh fare për veten, shiko si je bërë!”. Aty u zgjova. Zonja.
– E dashur zonjë, ëndrra juaj tregon siklet shëndetësor për të cilin nevojitet një kontroll sa më i shpejtë te mjeku. Krimbat nuk janë shenjë e mirë, aq më tepër në gjoks. Ata tregojnë sëmundje e siklet, të cilat ju i keni anashkaluar duke i menduar si diçka që do të kalojë. Edhe shfaqja e gjyshes tregon shqetësim për shëndetin tuaj dhe që ju vërtet nuk kujdeseni aq sa duhet për të. Ju duhet patjetër një kontroll shëndetësor, aq më tepër nëse keni patur shenja të çuditshme në trupin tuaj. Djali juaj është i shqetësuar për ju, ndaj nëse kontrollin te mjeku nuk e bëni për veten, bëjeni për familjen, sa jeni ende në kohë. Krimbat kanë shumë shpjegime, ka raste që përfaqësojnë mendimet negative për veten, por në shumicën e rasteve dhe në ëndrrën tuaj, tregojnë për një siklet shëndetësor. Ju uroj shëndet.
Advertisement