Hekuran Demaj është një këngëtar i trendeve të reja në Kosovë, ai është nga Peja dhe pse ka pak kohë që merret me muzikë, duket sikur muzika është bërë njësh me të. Hekurani në skenën e muzikës kosovare hyri me dëshirën dhe pasionin e tij për të qenë pjesë e muzikës. Pasioni për muzikën, dëshira dhe në njëfarë mënyre edhe mundësia për t’u marrë më muzikë, kompletojnë figurën artistike të këngëtarit. Ai ka disa vite që merret me muzikë dhe një këngëtar edhe pse këngët janë të tij dhe nuk mund ti ndajë ai i do njesoj, “Ty të deshta” dhe “Zemra ime”. Kjo e dyta ka pasur një impakti të këndshëm tek publiku duket se është pëlqyer shumë. Hekurani, shtyllën e tij të mbështetjes e gjen tek familja dhe tek fansat e tij, të cilët e kanë ndjekur në çdo hap të tijin. Ai nuk harron të falendërojë edhe Zotin, për zërin që i ka dhuruar sepse zëri dhe talentin, sipas tij, janë dy elementë që sjellin edhe suksesin e duhur. Suksese Hekuran dhe sjellsh sa më shumë këngë të bukura në vazhdim.
Hekuran Demaj, këngëtar i trendeve të reja muzikore

