Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fili: Nuk jam unë shpëtimtari i Partizanit!

Realdo Fili është kthyer në njeriun e momentit te Partizani. Futbollisti i ri ka shënuar atëherë kur ekipi ka pasur më shumë nevojë. Fili është mjaft i talentuar dhe premton shumë për futbollin shqiptar. 19 vjeçari është i grumbulluar edhe me Kombëtaren e Shpresave.
Në merkaton e Janarit, nga skuadra e qytetit të tij, Apolonia, pas shumë këmbënguljeve, ai iu bashkua Partizanit. Mesfushori me tipare sulmuese tani është kthyer në idhullin e tifozerisë së kuqe, pasi ka shënuar gola vendimtarë. Megjithatë, përtej presioneve të mëdha, Fili është një djalosh mjaft i pjekur dhe profesionist. Futbollisti shijon moshën e re, por tregon se nuk është komplet i plotësuar, pasi nuk e ka kohën e lirë që të ndjekë të gjitha pasionet e tij. Fili rrëfehet në këtë intervistë për gazetën tonë duke treguar shumëçka nga vetja…

Eraldo Harlicaj: – Përshëndetje Realdo. Urime për golin!
Realdo Fili: – Faleminderit, faleminderit. Ishte një gol mjaft i rëndësishëm për skuadrën, më shumë sesa në aspektin personal. Barazova në minutën e ’94-ërt dhe natyrisht që emocionet ishin mjaft të mëdha. Goli në derbi të fal më shumë kënaqësi.
– Po, për ekipin, ky gol vlen sa vetë titulli?
– Për ekipin, ky gol vlen vetëm një pikë, asgjë më shumë. Kemi edhe tre ndeshje ku do të provojmë të marrim kampionatin. Më vjen mirë që goli im barazoi sfidën dhe mbajti të pathyer ecurinë pozitive në derbi. Tashmë, pavarësisht momentit jo të mirë që kaluam në 90-minuta, kemi arritur të marrim një pikë mjaft të rëndësishme.
– Dukeni modest…
– Mundohem të jem i tillë, pasi kam shumë rrugë përpara dhe nuk kam arritur asgjë. Jam i ri dhe do të më duhet shumë punë për të arritur sa më lart.
– Tifozët ju cilësojnë si “shpëtimtar”…
– Nuk do ta quaja veten shpëtimtar, pasi është fjalë e madhe, por gëzohem që isha unë ai që e shmangu humbjen në derbi. Merita është e të gjithëve për këtë pikë të marrë, paçka se ne kërkonim fitoren. Ne luajtëm për maksimumin, pasi dihet që synojmë titullin.
– E keni një dedikim personal për golin?
– Golin ua dedikoj që të gjithë tifozëve të Partizanit dhe stafit që ka besuar tek unë.
– A do të kërkoni më shumë minuta në formacion tashmë?
– Trajneri vendos për këtë gjë. Unë do të jap më të mirën time sa herë që të më krijohet mundësia për të luajtur. Jam dhe do të jem i gatshëm në çdo kohë. A e dua formacionin? Kush është ai futbollist që nuk do ta donte formacionin dhe të luante që nga minuta e parë?
– Keni ndonjë koment për anën e shëmtuar të derbit, që janë përplasjet e drejtuesve të klubit?
– Tensioni është gjithnjë i pranishëm në një ndeshje futbolli, ndaj edhe këtë herë nuk u shmang. Ishte diçka që nuk duhej të ndodhte, por ja që nuk mund t’i shmangim dot edhe këto ndodhi që do t’i quaja të papranueshme.
– Fili, besoni ende te fitimi i titullit kampion?
– Me një diferencë prej 4 pikësh dhe me 9 pikë në lojë, kur kemi për të luajtur edhe një ndeshje direkte… Skënderbeu ka një kalendar më të vështirë se ne dhe shpresojmë.
– Si ndiheni te Partizani, ku keni vetëm pak muaj që luani?
– Ndihem shumë mirë. Jam ambientur menjëherë, pasi kam gjetur një ambient familjar që më ka mbështetur dhe më ka ndihmuar që të luaj. Nuk kam pasur vështirësi. Pastaj, unë isha pjesë e kampionatit shqiptar dhe e njoh pak a shumë këtë lloj ambienti.
– Jeni nostalgjik për Apoloninë?
– Për qytetin tënd gjithmonë do të ndihesh nostalgjik, pasi e dashuron. Ishte momenti im që të largohesha dhe nuk mund ta humbisja një mundësi të tillë me Partizanin. “Demat” janë një prej skuadrave më të mira në Shqipëri dhe që kanë bërë investime madhore, prandaj më ndihmon dhe në afirmimin tim, por edhe me Kombëtaren.
– Me cilin nga skuadra keni më shumë miqësi?
– Jemi miq të gjithë dhe nuk mund të ndaj asnjë në veçanti. Një ndër sukseset e skuadrës është edhe afrimiteti që kemi me njëri-tjetrin.
– Është e vështirë për një të ri si ju që të largohet nga familja dhe të jetojë vetëm?
– Të jesh larg familjes është gjithmonë e vështirë, por kjo është rruga që kam zgjedhur dhe duhet të përballem me vështirësitë. Jam mësuar të përballem dhe mendoj se jam fitimtar.
– A ju privon futbolli nga kënaqësitë e moshës?
– Është e vërtetë, më privon, por nuk pendohem për rrugën që kam zgjedhur. Nuk mund të ndjek party-t çdo javë, por marr kënaqësi të tjera. Futbolli është kënaqësi shumë më e madhe.
– Ju bën edhe të famshëm…
– Preferoj të jem i thjeshtë…
– Jeni i kërkuar nga femrat?
– Shshshshsh… (Qesh)
– Mos më thoni se ju bërtet ndonjëra!
– (Qesh) Jo, jo. Nuk kam asnjë marrëdhënie, jam singëll.
– Kështu thoni të gjithë ju…
– Kështu është e vërteta.
– Fili premton titullin?
– Fili premton më të mirën e tij!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jetoj për të çuar në fund amanetin e motrës

Next Post

Më vjen keq për vajzën që më tradhtoi

Advertisement