Ozani, i tronditur nga zbulimi i së vërtetës, ikën i zemëruar me makinë dhe nis të ecë me shpejtësi në autostradë. Dilara i telefonon vazhdimisht, por ai nuk i përgjigjet. Dilara kthehet në shtëpi e dërrmuar dhe Haruni i thotë se atë do ta ketë gjithmonë pranë. Xhandani e ndjek nga makina ndarjen e tyre, ndërkohë që Haruni, sapo Dilara ikën, i telefonon asaj…
Dilara vendos të martohet me Harunin
Denizi e çon Xhansunë në shtëpinë e tij dhe e ëma e pëlqen shumë. Xhandani i gëzohet fitores së saj. Gylsereni vazhdon të jetë në një gjendje të nderë në marrëdhënien e saj me Xhihanin. Xhansuja shkon te Xhihani për darkë dhe i tregon atij për Denizin. Xhihani e pret shumë mirë këtë lajm dhe i thotë Xhansusë se e mbështet, ndonëse bëhet pak xheloz që ai është i fundit që e merr vesh lajmin se ajo ka të dashur. Dilara i telefonon Xhansusë për ta pyetur nëse është me Ozanin. Xhansuja e kupton se e ëma po qan dhe i tregon të atit.
Ndërsa ecën me shpejtësi në autostradë, Ozanit i bën përshtypje një çift në një makinë përkrah tij, ku burri i bërtet dhe e godet gruan. Kur makina ndalon në rrugë, Ozani e rreh burrin dhe e merr gruan në makinën e tij. Ozani e çon gruan në shtëpinë e saj dhe ajo i tregon se ai që po e rrihte ishte ish-burri i saj. Ky i fundit vjen në shtëpi për ta kërcënuar, por Zejnepi nuk ia hap derën dhe duke parë frikën e saj, Ozani vendos të flejë atë natë në shtëpinë e saj.
Dilara e kalon natën pa gjumë, e shqetësuar për Ozanin dhe të nesërmen në mëngjes takohet me Harunin. Ky i fundit i tregon se një natë më parë Ozani ka ndërprerë surprizën e tij dhe i propozon Dilarës për martesë. Dilara pranon dhe më vonë, i telefonon Xhihanit për të lënë një takim me të, e vendosur për t’i treguar për Harunin.
Të nesërmen, Ozani del nga shtëpia bashkë me Zejnepin, por rrugën ua pret ish-bashkëshorti i saj, i cili nxjerr armën dhe e qëllon Ozanin tre herë. Dilara shkon te Xhihani dhe në momentin kur do t’i tregojë emrin e personit me të cilin është e dashuruar, Xhihanit i telefonojnë për t’i treguar se çfarë i ka ndodhur Ozanit dhe ata të dy ikin të tronditur në spital. Atje i thonë se Ozani është në gjendje shumë të rëndë dhe është futur në operacion. Mjekët nuk u japin garanci për jetën e të birit dhe i këshillojnë të përgatiten për më të keqen. Dilara, e dërrmuar, kërkon mbështetje te Xhihani, i cili ia jep atë pa kursim, ndonëse edhe vetë është në një gjendje shumë të rëndë shpirtërore. Në shtëpinë e Gylserenit është prishur kaldaja dhe Hazalli nis të bërtasë, pa e prishur terezinë që Gylsereni është ftohur dhe ka temperaturë.
Xhihani i kërkon Bahtijarit të lajmërojë dy vajzat e tij dhe t’i çojë të dyja në spital. Xhansuja i telefonon Gylserenit për t’i treguar çfarë ka ndodhur dhe kjo e fundit niset menjëherë për në spital. Kur shkon atje, ajo i gjen Xhihanin e Dilarën të përqafuar dhe, kur e lidh këtë edhe me ftohtësinë që kanë patur së fundi së bashku, ajo dyshon se Xhihani është kthyer tek ish-gruaja. E tronditur nga ajo skenë, Gylsereni del…(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)