Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
“Sarasvatiçandra” Sarasi shpëton Kumudin nga Pramadi
Evropa në Librazhd në mbështjetje të të rinjve që mbrojnë lumin Shkumbin…
Djepi i kuq

Evropa në Librazhd në mbështjetje të të rinjve që mbrojnë lumin Shkumbin…

Kryetari

Lumi Shkumbin, ky lumë gjarpërues në disa qytete të Shqipërisë dhe me rëndësi të madhe për jetën e komuniteteve në qytetet ku rrjedh, fatkeqsisht sot për sot është lumi më i ndotur në Shqipëri. Pikërisht duke marr shkak nga ky fakt një grup të rinjsh të cilët quhen Aktivistët e Lumit Shkumbin Librazhd, organizuan një takim të niveleve të larta për ti dhënë zgjidhje çështjes. Në këtë takim i cili ndodhi në datën 1 korrik në Librazhd, për herë të parë, pati ballafaqim të drejtëpërdrejtë të qytetarëve, aktivistëve me organet përkatëse në nivel vendor. #KaravaniIntegrimit (Të rinj nga Forumi Integrimit EU Policy Hub) ishte në Librazhd në aktivitetitin e organizuar nga aktivisti Arlis Alikaj i Nismës Mbro Shkumbinin nga Ndotjet Librazhd, e cila organizoi takimin #UnëMbrojShkumbinin, në prani të zyrtarëve të lartë të delegacionit të BE, Bashkisë Librazhd, Prefekturës, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, Policisë së Shtetit, si dhe institucioneve të tjera, aktivistëve, specialistëve, intelektualëve… Duke hapur një debat mbi Shkumbinin dhe gjetjen e mënyrave për mbrojtjen dhe zhvillimin e qendrueshëm e luginës së tij. Interesi ishte i lartë ku morën pjesë 60 pjesëmarrës, të rinj e të reja, qytetarë, nga të gjitha moshat që kanë filluar të sensibilizohen e të nxisin ndërgjegje mjedisore. Kryetari i Bashkisë Librazhd z. Kastriot Gurra ,pranoi situatën se Shkumbini është tejmase i ndotur e që identifikohet si lumi më i ndotur në Shqipëri. Ai premtoi se situata do të ndryshojë duke paralajmëruar gjoba për shkelësit e ndotësit, masa shtrënguese për bizneset si dhe se Shkumbini do jetë në vëmendjen e Bashkisë. Shumë shpejt do krijohet një plan menaxhimi i mirëfilltë nga ana e tij, si dhe çdo qytetar , grup të rinjsh do kishte mbështetjen e tij në nismat për pastrimin e lumit e mirëmbajtes së tij. Këto e shumë të mira të tjera që kryetari premtoi atë ditë, do ndiqen dhe monitorohen në vazhdim për realizimin e tyre nga grupi jonë i aktivistëve – thotë Alikaj. Gjithashtu më shumë aktivitete të tjera do vijnë në të ardhmen ku do aktivizojnë rininë në mënyrën më të mirë duke kontribuar për qytetin e tyre. Këto lloj takimesh ndihmojnë në zhvillimin e komunitetit dhe nxisin Qytetari Aktive. Aktivitete të tilla kanë munguar në Librazhd, si një qytet i vogël pasiv dhe shumë herë jashtë vëmendjes. Aktivistët e Lumit Shkumbin, në mënyrë vullnetare përgjatë 1 viti egzistence kanë ndërmarr nisma të ndryshme si mobilizim të qytetarëve, aksione pastrimi vullnetare të lumit, monitorim të tij dhe dialog me bizneset ndotëse, tubime paqësore, shkrime në media etj, gjithçka vetëm për të shpëtuar lumin e vetëm të qytetit përpara se të jetë tepër vonë pasi siç dihet ka vetëm pak vite jetë ekologjike për shkak të ndotjes aktuale. Kjo do të degradonte në Shkumbin si burim ndotës e infektimi për qëndrat e banuara më pas.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Sarasvatiçandra” Sarasi shpëton Kumudin nga Pramadi

Next Post

Djepi i kuq

Advertisement