Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dafina Dauti: Diçka shumë e madhe do të vijë…

Dafina ka nëntë sekrete, ose të paktën kështu thotë me këngën e fundit që ka sjellë, me titull “Sekreti i 9-të”. Ajo na rrëfeu njërin prej tyre i cili kishte të bënte me fëmijërinë e saj, por tetë të tjerët na i la enigmë, për të mos ua humbur rëndësinë. Dafina Dauti do të vijë së shpejti me një tjetër projekt, të cilin ajo vetë e quan një “mega projekt”. Të shohim, ne jemi në pritje!

Fabjola Kuburi: – Dafina, cili është sekreti yt i nëntë?
Dafina Dauti: – Sekreti mbetet sekret, çfarë kuptimi do të kishte nëse do ta zbulonim?! Si mendoni, ta lëmë edhe këtë herë kështu, sekret?! (Buzëqesh)
– Sa sekrete ka Dafina?
– Nëntë. Aq duhet të kem, sa titulli i këngës. (Qesh)
– Do na thuash një të padëmshëm të paktën?
– Kur kam qenë fëmijë, i kam bërë një sherr babit, por për atë gjë që ndodhi, faji u mbeti vëllezërve e deri më sot, kurrë s’ia kam treguar. Tani, meqë kanë kaluar vite, do t’ia them. (Buzëqesh)
– Kush e ka realizuar “Sekreti i 9”?
– Me muzikën e orkestrimin janë marrë dy studio, “ELEPHANT”-i që menaxhohet nga Bleroja dhe studioja tjetër, ajo e producentit Chipsi. Teksti është punuar nga Chipsi&Kreshnik Avdiu, videoja u realizua nga XL Films dhe nuk duhet të harroj pa falënderuar shumë Gadaf Dernjanin dhe Enon Turtullën.
– Sa dorë ke ti dhe sa produksioni në përzgjedhjen e tematikës, në klip dhe në çdo përbërës të këngës tënde?
– 50% me 50%. Gjithmonë marr pjesë në realizimin e këngës apo edhe të klipit, jap ide, dëgjoj e vendosim bashkë. Kënga dhe klipi janë një tërësi veprimesh dhe njerëzish që duan bashkëpunim dhe bashkëveprim. Vetëm kështu mund të realizohet diçka e bukur.
– Ti vjen rrallë, por saktë me klipe. Mendon se është zgjedhja e duhur?
– Besoj se po, prandaj edhe veproj ashtu. Kur ke diçka të bukur për të sjellë, punon me të dhe e sjell kur duhet. Duhet cilësi, jo sasi.
– Çfarë do të na rrëfejë shpirti yt në këto momente?
– Meqë vendit tim kanë filluar t’i hapen dyert në arenën ndërkombëtare, siç janë pranimi i FFK-së në UEFA dhe Rekomandimi nga Bashkini Evropian për Liberalizim të vizave, edhe shpirti im është qetësuar shumë dhe po ndien një kënaqësi të jashtëzakonshme.
– Ndodh shpesh ta kthesh kokën pas?
– Jo, ato që kanë ndodhur në të kaluarën, ia lëmë të kaluarës. Jam gjithnjë optimiste dhe shikoj para, sepse ajo që ka rëndësi është e ardhmja, jo e shkuara.
– …gjatë këtyre momenteve, je e kënaqur me Dafinën që është sot?
– Po, falënderimet, të gjitha, i takojnë Zotit.
– Për çfarë je krenare me veten sot?
– Jam krenare për dy gjëra shumë të bukura në jetën time, për vajzën që është aq e mirë, e bukur dhe e dashur. Gjëja e dytë për të cilën jam shumë krenare është se kam një familje të mrekullueshme që të bën të ndihesh krenare në çdo moment.
– Çfarë dëgjon të thonë shpesh, qoftë edhe kur je rrugës duke ecur?
– Dëgjoj fjalë të ndryshme, por zakonisht, komplimente të bukura. Më pëlqen shumë kur marr të tilla edhe nga vajzat, meqë ne njihemi si natyra pak më xheloze sesa meshkujt dhe me zor ia themi një vajze tjetër një kompliment. (Buzëqesh)
– Ke qenë e përgatitur për t’u përballur me çminin e famës, thashethemet, bërrylat e zilitë?
– Po, me kohë, të gjitha mësohen. Në fillim nuk e kam pranuar aq lehtë, por tani përballem lehtë me këto gjëra që janë kthyer në përditshmëri.
– Kur të takohemi bashkë edhe pas disa vitesh, çfarë mendon se do ketë mbetur e pandryshuar te ti?
– Personaliteti im! Do të jem po ai njeri që ecën me këmbë në tokë, siç jam tani.
– Pse të gjitha këngëtaret sot, më shumë sesa me zë, përpiqen të shesin muzikë me pamje?
– Jo të gjitha! Edhe pse në art duhet edhe pamja estetike, ka goxha rëndësi, ato që duhet t’i kesh patjetër janë talenti, përkushtimi dhe puna. Pastaj, nëse kujdesesh për veten, është një plus i madh.
– Për shembull, pse duhet të shohim patjetër një vajzë seksi që këndon dhe jo një këngëtare që mund të mos jetë simpatike?
– Jo të gjithë e duan një gjë të tillë, është me shije gjithçka. Publiku vendos nëse do vetëm të shikojë apo edhe të dëgjojë, edhe shikojë diçka të bukur në muzikë.
– Ti Dafina, me çfarë shet?
– Unë jam e kënaqur me pamjen që më ka fal Zoti dhe mundohem të sjell vetëm muzikë të mirë.
– Ke larguar dikë nga vetja, kohët e fundit?
– Jo, askënd.
– Çfarë të gëzon më shumë kur kthehesh në mbrëmje në shtëpi?
– Vajza ime, Elizabeta.
– …dhe çfarë të motivon çdo mëngjes për ta nisur ditën me dëshirë?
– Përsëri vajza ime, Elizabeta. Ajo më motivon në çdo gjë që bëj.
– Në shoqëri, je tip që përshtatesh me këdo?
– Mundohem t’i përshtatem rrethit, por kam qenë gjithmonë e mendimit se shoqërinë e zgjedh njeriu. Ne bëjmë shokë ata që na përshtaten në muhabet dhe në gjithçka.
– Ti, mban më tepër shokë apo shoqe?
– Njësoj. Nuk e kam përzgjedhjen gjinore një faktor për të pasur miq.
– Beson lehtë? Ka ndodhur që dikush ta ketë keqpërdorur besimin tënd?
– Po, besoj lehtë sepse mendoj se njerëzit janë si unë që nuk i bëjnë dredhi askujt, por të them të vërtetën, besimi i tepërt më ka kushtuar.
– Mban kontakte me personat e huaj që i njeh gjatë udhëtimeve?
– Jo shumë, por me ata që na ka rënë rasti dhe mundësia të takohemi dy apo tre herë, ka pasur raste që edhe e kemi ruajtur miqësinë.
– Çfarë po përgatit për një të ardhme afatshkurtër?
– Një megaprojekt! Një megaprojekt, të cilin jam duke e punuar me dy superproducentët e kompanisë “Massive Production”, Granit Gashi dhe Nurtel Morina. Ju premtoj se do të vijë diçka shumë e madhe.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kush e shkatërroi burrin tim?

Next Post

Deputeti më mbajti dashnore e pastaj më hodhi në rrugë…

Advertisement