Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë procedurash të ndjek për të studiuar në universitetet italiane?

– Jam një gjimnaziste në qytetin e Tiranës. Sivjet diplomohem për shkollën e mesme dhe në vazhdim, dëshiroj të studioj në universitetet publike italiane. Si mund të veproj dhe çfarë procedurash kërkohen? Jam në pritje të përgjigjes suaj. Faleminderit.
Beskida ALIAJ, Koordinatore “INAS – ALBANIA”: – E nderuar letërshkruese, sapo është hapur faza e parë për para-regjistrimet në universitetet italiane për studentët shqiptarë për vitin akademik 2016 – 2017. Duke filluar nga data e njoftimit për aplikime dhe udhëzimit përkatës do të fillojnë procedurat për para-regjistrimet për studentët shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në universitetet italiane. Patronati INAS Albania, në këtë fushë, duke dhënë kontributin e tij pa pagesë, ndihmon konkretisht çdo student apo nxënës që është i interesuar për të studiuar në universitetet apo në shkollat italiane. Përsa më sipër, nxënësit dhe studentët duhet të kenë parasysh udhëzimin e nxjerrë nga Ambasada Italiane:
– Studentët që dëshirojnë të regjistrohen pranë universiteteve italiane në vitin akademik 2016-2017 duhet të ndjekin udhëzimet e mëposhtme: Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra, për ata me vendbanim në qytetet: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë. Për mënyrat, skadencat e procedurës së pararegjistrimit dhe zgjedhjes së degës, duhet të konsultoheni edhe me faqen e internetit: http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/. Studentët që dëshirojnë të regjistrohen “NË DEGËT ME NUMËR TË MBYLLUR” duhet të regjistrohen edhe në faqen www.universitaly.it për të dhënë provimin e pranimit.
Faza e parë: Paraqitja e kërkesës për para-regjistrimin. Brenda datës 7 korrik 2016 studentët që dëshirojnë të fillojnë procedurën e para-regjistrimit, duhet të caktojnë një takim pranë Ambasadës Italiane përmes shërbimit Prenoto Online:
https://prenotaonline.esteri.it/login.aspx?cidsede=800000wreturnUrl=//.
Kujdes: Studentët minorenë duhet të jenë të shoqëruar nga të dy prindërit në momentin e paraqitjes së kërkesës së pararegjistrimit.
1. Certifikatë (lindjeje nga akti nga Prefektura) dhe Certifikatë familjare (e apostiluar dhe e përkthyer).
2. Formulari i regjistrimit tërësisht i plotësuar, por i pafirmosur. Tërhiqet vëmendja: në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare.
3. Formulari i autentifikimit të fotografisë, tërësisht i plotësuar, por i pafirmosur.
4. Dëftesa e Pjekurisë dhe Certifikata e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose kopje e njëjtë me origjinalin).
– Studentët që nuk e zotërojnë më Dëftesën origjinale, do të dorëzojnë një vërtetim me rezultatet e të gjitha viteve, bashkë me ato të Maturës Shtetërore.
– Nxënësit e regjistruar në vitin e fundit të shkollës së mesme, që do ta marrin Dëftesën në verën e 2016-ës, do të paraqesin një fotokopje të palegalizuar të “Formularit A1” me të cilin janë regjistruar on-line për provimet e maturës 2016. Këta nxënës duhet ta dorëzojnë në ambasadë dëftesën origjinale, përpara lëshimit të vizës.
– Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë (Laurea Magistrale), jo me numër të mbyllur, si për shembull specializim ose kurs të shkurtuar, duhet të dorëzojnë përveç dëftesës së maturës shtetërore, edhe diplomën universitare, listën e provimeve dhe programin e detajuar të studimeve. Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit trevjeçar, që do ta marrin Diplomën brenda verës së vitit 2016, duhet të dorëzojnë një vërtetim, që provon regjistrimin në vit të tretë dhe provimet e dhëna. Diploma përfundimtare do të dorëzohet në Ambasadë përpara lëshimit të vizës.
Kujdes: Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, dokumentet duhet të apostilohen pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të përkthehen në gjuhën italiane nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar, lista me emrat e të cilëve është e publikuar në faqen internet te Ambasadës. Ndërsa dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit, të apostilohen nga Ministria së Punëve të Jashtme dhe më pas të përkthehen në gjuhën italiane, gjithmonë nga Instituti Italian i Kulturës (Sheshi Skënderbej Pallati Kulturës; tel. 04/2379580) ose nga njëri prej përkthyesve të betuar. Nëse diplomat universitare nuk kanë të dhënat personale të plota (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje), duhet të paraqitet edhe një vërtetim lëshuar nga universiteti i cili përmban ato, si dhe të dhënat e degës së studimit.
5. Certifikatë të gjuhës italiane: fotokopje e certifikatës së gjuhës italiane të lëshuar nga Universiteti për të Huajt i Perugia-s (CELI), Universiteti për të Huajt i Siena-s (CILS), Universiteti Roma 3, ose Shoqata “Dante Alighieri” ose nga Instituti Italian i Kulturës. Studentët që do të kryejnë provimin në sesionin e afërm për njohjen e gjuhës, mund të paraqesin regjistrimin në provim. Ambasada italiane në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë ka organizuar edhe një sesion të veçantë. Për studentët që kërkojnë të regjistrohen në degët me numër të mbyllur, njohja e gjuhës italiane quhet e kryer nëse kalojnë me sukses provimin e pranimit në universitet. Studentët që duan të regjistrohen në degët që zhvillohen në gjuhë huaj (jo italisht), nuk janë të detyruar të paraqesin një certifikatë të asaj gjuhe nëse nuk kërkohet nga universiteti, sipas autonomisë universitare.
6. Fotokopje e pasaportës;
7. 2 fotografi me ngjyra për dokument.
8. Vetëm për studentët që duan të marrin pjesë në provimet e pranimit për “DEGËT ME NUMER TË MBYLLUR”: Modulin e regjistrimit me kod, të shkarkuar nga portali www.universitaly.it, i cili vërteton regjistrimin.
– Për informacione të mëtejshme mbi procedurën e pararegjistrimit/lëshimit të vizës ftojmë studentët të konsultohen rregullisht me këtë faqe interneti. Në kolonën POSTI PREVISTI PER STUDENTI STRANIERI do vëreni një numër që tregon numrin e vendeve të lira që ofron universiteti për studentët e huaj. Por, kini kujdes! Në kolonën e fundit DI CUI DETT do të shikoni një lupë ngjyrë blu. Klikoni mbi lupën dhe do t’ju shfaqet një shpjegim. Shpjegimi ka të bëjë me numrin e përgjithshëm të vendeve të lira të rezervuara, që do të jetë i barabartë me numrat e shpallur sipas kësaj kolone, duke zbritur numrin e vendeve që janë rezervuar nga projekti Marco Polo (projekt për vendet aziatike).
– Inas Albania është tërësisht në dispozicion të studentëve që dëshirojnë të aplikojnë për studime në universitetet italiane, për të asistuar dhe ndihmuar konkretisht në kryerjen e të gjitha procedurave. Të gjitha shërbimet që ofrohen nga ana jonë janë pa asnjë pagesë. Për problemin që keni, jeni të mirëpritur në zyrat tona: Adresa “Rr A. Z. Çajupi” Pallati 7 kati i parë, E-mail; beskida_aliaj@hotmail.com, Tel. 00355683448188. Patronati INAS ALBANIA.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nusja mori vizë amerikane. Pse ia refuzuan djalit?

Next Post

Jetoj për të çuar në fund amanetin e motrës

Advertisement